Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A humbën shqiptarët në Maqedoni?

Politikë E premte, 7 Maj 2021 18:34
A humbën shqiptarët në Maqedoni?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet në Maqedoni treguan një rënie të rezultateve të partive shqiptare për shkak të ndarjes së tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por përçarja mes shqiptarëve duket edhe në deklaratat pas zgjedhjeve të liderëve kryesorë.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 23 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26

Kështu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para gazetarëve tha se është i zhgënjyer që shqiptarët kanë humbur së paku 9 mandate në Parlament.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai tha se BDI prapë është fituese e zgjedhjeve por kësaj fitore nuk i gëzohet sepse shqiptarët dolën humbës në mandate. Ahmeti tha që BDI në këto zgjedhje ka fituar 11 mandate.

“I kemi kërkuar partive të vogla të bashkohen që të mos humbin shqiptarët. Shqiptarët kanë humbur mandate. Ne kemi fituar, por nuk më gëzon kjo fitore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur doktrinën tonë. Ne do të punojnë që ky vend të shkojë drejtë stabilitetit të plotë. BDI nuk ndryshon kursin e vet, por do të punojë për një integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se nga sot shqiptarët mund të frymojnë lirisht.

Sipas tij, “në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI”

“Falënderoj shqiptarët që edhe përkundër presionit nga BDI, ata arritën që të japin votën për një opsion të shqiptarëve të Maqedonisë”, tha ai.

“Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen një jetë dhe frymë e re. Prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jetë të përfaqësuar dhe krenarë me përfaqësimin tonë në institucione”, ka deklaruar Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA.

PDSH opozitare pranon humbjen

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi pranoi se partia që e drejton ai ka rezultat të dobët në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai tha se për këtë rezultat përgjegjësinë e merr ai.

Por ai u shpreh se është kënaqësi për të, pasi sipas tij BDI ka humbur zgjedhjet. Ai tha se është realizuar ajo që ai gjatë gjithë kohës ka kërkuar nga votuesit shqiptarë që të votojnë për kënd do, por jo BDI-në.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deputet e vet i vë në mbështetje të Lëvizjes BESA.

“Lëvizja BESA poqëse do të ketë nevojë për mbështetjen tonë, atë do ta ketë pa kushte”, kathënë Menduh Thaçi kryetar i PDSH-së.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.