Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Austri: Atmosferë kundër myslimanëve

Rajoni E enjte, 15 Korrik 2021 04:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fushata elektorale në Austri po i afrohet finishit. Si rrallë më parë ajo është e përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve – një garë e populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta. Temat e imigrimit, islamizimit, refugjatëve dhe mbrojtjes së kufirit janë temat më të diskutuara këto ditë në Austri. Kjo në një kohë kur kundër njëra-tjetrës luftojnë në radhë të parë Partia Popullore Austriake (ÖVP) dhe partia opozitare Partia e Lirisë. Kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz kërkon që t’i mbrojë më mirë kufijtë e vendit, ta luftojë islamizmin politik dhe ta kufizojë imigrimin. FPÖ propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët. Kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të FPÖ, Heinz-Christian Strache në pjesën më të madhe përbëhet nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz; sipas Straches, Kurzit i mbërrijnë valët me vonesë, ai e kuptoi vite më pas FPÖ-së rëndësinë e disa temave si islamizimi dhe imigrimi.

Ndërkohë, të dyja partitë shfaqen njësoj populiste, mendon Mohammed Amini, një punëtor social në Vjenë. Ajo që e shqetëson atë, është se islamizimi asociohet vetëm me refugjatët dhe me njerëzit që kanë ardhur së fundi në Austri. “Populistët kanë nevojë për një figurë armiku dhe tani kjo është feja islame. Islamizimin e lidhin shpesh me refugjatët, por islamizimi ndodh më tepër te njerëz, që jetojnë për një kohë më të gjatë në vend, që përjetojnë diskriminim në tregun e punës dhe të banesave dhe që megjithë përpjekjet e tyre nuk arrijnë gjë”, thotë Amini.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
 Heinz-Christian Strache, FPÖHeinz-Christian Strache, FPÖ

Përgjithësime

Kështu javën e kaluar u publikua një studim, në bazë të të cilit një në tre xhami në Vjenë punon në mënyrë aktive kundër integrimit të suksesshëm. Problemi në këtë studim: prej rreth 400 xhamive në Vjenë, për studimin u shfrytëzuan vetëm 16. Studimin e kishte porositur dhe e prezantoi kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz. Bashkësia Islamike në Austri (IGGiÖ) reagoi menjëherë dhe në mënyrë jashtëzakonisht kritike: “Ne besojmë se bëhet fjalë për një studim të porositur, që ndjek synime politike: kallëzim publik të institucioneve myslimane dhe vënien në pikëpyetje të doktrinës së tyre. Me etikë shkencore, kjo porosi politike nuk ka asgjë të përbashkët”, thuhet në një deklaratë të IGGGiÖ.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vildana Arnautovic nga Bosnjë-Hercegovina, mësuese në një shkollë profesionale dhe më parë pjesë e ekipit të Kurzit, është larguar tani prej tij. “Probleme ka, ato duhen trajtuar pa dyshim”, thotë ajo. “Po nuk mund të thuash që të gjithë që vijnë në Austri janë njerëz të egër, të cilëve u duhet treguar se si jetohet në mënyrë të civilizuar”. Në anketime, Sebastian Kurz për momentin kryeson, dhe ai mund të arrijë që të fitojë zgjedhës të mëparshëm të FPÖ-së që të votojnë për ÖVP.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.