Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brian Hoyt Yee: Kufijtë e Ballkanit janë të përcaktuar qartë

Rajoni E hënë, 31 Maj 2021 18:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prania dhe interesimi amerikan për Ballkanin perëndimor mbetet i fuqishëm dhe politika e shteteve të bashkuara nuk ka ndryshuar, deklaron zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Brian Hoyt Yee, në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini dhe gazetarin Stavros Tzimas.

Stabiliteti dhe prosperiteti i vendeve të rajonit do të ndihmojnë që Amerika të bëhet më e sigurt, dhe do të jenë aleatë të fuqishëm në luftën kundër terrorizmit, thekson Yee.

Mirëpo, Brian Hoyt Yee shton se që të realizohet ky objektiv, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për reforma të thella, që do t’u ofrojnë qytetarëve një qeverisje më të mirë, siguri dhe më shumë vende pune.

Zyrtari amerikan, që ndërmori misione në Balllkan muajt e fundit, vëren se ka disa zhvillime pozitive në Ballkan, që sipas tij u realizuan me angazhimin amerikan dhe europian . “Mali i Zi u anëtarësua në NATO, liderët e Maqedonisë krijuan qeveri, opozita shqiptare pranoi të ndërpresë bojkotin dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa Serbia hapi dy kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE”, konstaton Hoyt Yee dhe shton: “Këto hapa progresi tregojnë se vendet ballkanike mund të arrijnë synimet e tyre kur ekziston vullneti politik”.

Sipas Hoyt Yee, rajoni ende ka sfida të rëndësishme përpara. Në planin e brendshëm: institucionet e pafuqishme, dobësitë në rregullat e së drejtës, media jo të lira dhe korrupsionin endemik. Në planin e jashtëm: Lufta kundër terrorizmit, menaxhimi i flukseve migratore dhe presionet e jashtme për frenimin e demokratizimit. Që të kalohen me sukses këto sfida, “liderët e këtyre shteteve do të duhet të tregojnë kurajo politike, të bashkëpunojnë mes tyre dhe të marrin vendime, por edhe të bëjnë hapat e nevojshëm për më shumë stabilitet dhe prosperitet”, thekson zyrtari amerikan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përballë paralajmërimeve nga Beogradi, Shkupi e madje dhe Moska, mbi rrezikun e një destabilizimi të ri në Ballkan, për shkak të “retorikës nacionaliste të liderëve shqiptarë, që interpretohet si një përpjekje për axhendën e Shqipërisë së Madhe”, zyrtari amerikan përgjigjet:

“Ne nuk e mbështesim rishikimin e hartës së Ballkanit dhe refuzojmë retorikën nacionaliste prej çfarëdo burimi. Nuk është në dijeninë time asnjë tentative serioze për ndryshimin e kufijve në rajon”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kufijtë e vendeve Ballkanike janë përcaktuar qartë, njihen ndërkombëtarisht dhe nuk përbëjnë objekt të një mosmarrëveshjeje serioze. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të ndihmonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thekson zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

“I inkurajojmë liderët e rajonit që të distancohen nga retorikat zjarrvënëse dhe separatiste e të përqëndrohen në reformat themelore politike dhe ekonomike, që janë të domosdoshme për progresin e integrimit të tyre në institucionet euroatlantike”, përfundon Brian Hoyt Yee intervistën për të përditshmen greke Kathimerini.

/Oranews

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.