Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deri në 20 vjet burg për përdhunuesit

Aktualitet E mërkurë, 28 Prill 2021 20:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sa të rrepta janë dënimet për krimet seksuale në vende të ndryshme të botës?

Gjermania e reformoi ligjin për veprat penale seksuale pas sulmeve të Këlnit dhe e ripërcaktoi konceptin e përdhunimit. “Jo” tani do të thotë “jo”. Po sa të rrepta janë dënimet për krimet seksuale në vende të ndryshme të botës?

Francë

Franca ka një ligj penal për krimet seksuale të ngjashëm me atë që sapo miratoi Bundestagu. Koncepti i përdhunimit është mjaft i gjerë dhe përfshin edhe veprime seksuale të detyruara që rrjedhin nga një “kërcënim” ose një “veprim i befasishëm”. Dënimet shkojnë deri në 20 vjet burg. Për ngacmime seksuale të përsëritura me fjalë mund të dënohesh me një gjoba të rënda apo edhe dy vjet burg.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Itali

Zgjati shumë deri sa në Itali hyri në fuqi një ligj penal i rreptë për krimet seksuale – deri në vitin 1996. Deri në atë kohë sulmet seksuale në martesë tolerohesin, për shembull. Por prej mëse 20 vjetësh, sulme të tilla mund të dënohen me deri në dhjetë vjet burgim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zvicër

Në Zvicër konsiderohet si përdhunim vetëm depërtimi vaginal. Të gjitha veprimet e tjera seksuale pa pëlqim konsiderohen si sulme seksuale. Por edhe për to ekziston i njëjti dënimi maksimal me deri në dhjetë vjet burgim. Që veprat të konsiderohen të kryera duhet që viktima të jetë përpjekur dukshëm për t’u mbrojtur dhe autori ta ketë kapërcyer me vetëdije këtë rezistencë. Këtu përfshihet edhe presioni psikologjik. Që nga viti 2004 konsiderohet si krim edhe përdhunimi në martesë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 38 minutash
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 38 minutash
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 8 orësh

SHBA

Në SHBA, nuk ka një ligj penal uniform për krimet seksuale por secili shtet ka ligjin e vet. Dhe dallimet janë të mëdha, disa shtete janë më liberalë, të tjerë më puritanë. Në Kaliforni, për shembull, ekziston nga viti 2014 rregulli “Po do të thotë po”, i cili parashikon që të dy partnerët të thonë para aktit seksual në mënyrë të qartë “po” ose të paktën të thonë po me kokë. Megjithatë, rregulli nuk vlen për të gjithë, por vetëm për studentët e universiteteve shtetërore. Se pikërisht aty kishte pasur më parë shumë sulme në të gjithë SHBA-në. Një problem, për të cilin u angazhua edhe Presidenti Obama personalisht. Në një shtet tjetër p.sh. në Oklahoma konsiderohet si vepër penale dhe është e dënueshme si e tillë edhe tradhëtia bashkëshortore, pavarësisht nëse akti seksual është bërë me pranim ose detyrim.

Arabia Saudite

Arabia Saudite ka një një ligj penal jashtëzakonisht të ashpër për krimet seksuale. Përdhunimi dënohet zakonisht me vdekje. Megjithatë bëhet një dallim në masën e dënimit sipas faktit nëse përdhunesi ishte në kohën e krimit i martuar apo beqar. Të martuarit dënohen më rreptë. Në Arabinë Saudite mund të dënohet në raste të tilla edhe viktima, në qoftë se ajo ka qenë “aktive” në situatën kur ndodh përdhunimi, p.sh. duke u takuar jashtë martesës me një burrë tjetër. Gruaja në raste të tilla mund të dënohet me burg ose goditje me kamzhik. Në vende të tjera arabe të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Libani një përdhunues mund t’i shpëtojë dënimit duke u martuar me viktimën.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 38 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 38 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 38 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.