Në Greqi, ministrja për Solidaritetin Social, Rania Antonopoulou dha dorëheqjen sot nga detyra pasi media publikoi se ka marrë 23 mijë euro nga shteti, në tre vite, për të paguar qiranë e banesës së saj.
Gazetat greke zbuloi se ministrja merrte 1,000 euro në muaj subvencion nga shteti për të paguar qiranë e apartamentit në Athinë.
Kryeministri Alexis Tsipras falënderoi ministren Antonopoulou për “tre vjet kontribute të sinqerta” për qeverinë e tij.
Burimet në median greke shkruajnë se Kryeministrit Aleksis Tsipras ka deklaruar se subvencionet për anëtarët e kabinetit qeveritar që nuk janë deputetë nuk do të lejohen më.
