Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:19 Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin, i cili tashmë ka zgjedhur zyrtarisht fanellën dardane,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Draft-statuti i Asociacionit ende ”sekret”, presidentja Osmani: Duhet ta shqyrtojë Kushtetuesja

Rajoni E enjte, 2 Nëntor 2023 17:55
Draft-statuti i Asociacionit ende ”sekret”, presidentja Osmani: Duhet ta shqyrtojë Kushtetuesja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se propozimi për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Osmani i bëri këto komente gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, sipas komunikatës.

Kosovës dhe Serbisë i është prezantuar një propozim për draftstatutin e Asociacionit, gjatë takimeve të diplomatëve ndërkombëtarë më 21 tetor. BE-ja ka thënë se ky propozim është një model evropian. Përmbajtja e tij nuk është bërë e ditur deri më tani dhe palëve u është kërkuar të mos zbulojnë hollësi rreth tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Beograd më 31 tetor deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohje e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Një ditë më herët në Prishtinë, ajo i kërkoi Kosovës ta themelojë Asociacionin. Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se u sigurua nga emisarët perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor se një propozim për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha Kurti më 27 tetor.

I pyetur për hollësitë e planit të prezantuar nga emisarët perëndimorë më 21 tetor, Kurti ka thënë se dëshiron ta respektojë kërkesën që dokumenti të mos bëhet publik. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Mund t'ju interesojë

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme...

11 Nëntor 2026, 17:32
Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjet...

11 Nëntor 2026, 12:50
Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

9 Nëntor 2026, 17:01

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. /REL/

Etiketat e lidhura

Presidentja e KosovësVjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Para 10 minutash

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 11 minutash

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 20 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.