Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Engel: Serbia të respektojë viktimat e së kaluarës

Rajoni E premte, 23 Korrik 2021 04:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, reagoi ndaj njoftimeve se Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka hapur një zyrë të saj në vendin ku gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një kamp përqendrimi. Veprimtarë të të drejtave të njeriut në Serbi thanë se zona e njohur si “Staro Sajmishte” në Beograd, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte kamp përqendrimi ku ishin vrarë hebrenj, serb dhe romë. “Vendimi i partisë politike të presidentit Vuçiç, për të hapur një zyrë në zonën ku ishte një kamp përqendrimi, është i turpshëm, por i përshtatet një modeli shqetësues të mënyrës se si qeveria e tij e sheh drejtësinë për krimet e së kaluarës. Zona do të duhej të shndërrohej në një vend përkujtimor shumë kohë më parë, por është lënë pas dore. Viktimat e asaj periudhe të errët meritojnë që rrëfimet e tyre të tregohen dhe vuajtjet e tyre të kuptohen”. Besohet se 10 mijë serb, 7 mijë hebrenj dhe të paktën 60 romë kanë vdekur ne atë kamp gjatë viteve 1941 dhe 1942. Kampi drejtohej nga nazistët gjermanë, por arrestimet e hebrenjve ishin kryer nga policia serbe. “Në të njëjtën mënyrë, qeveria serbe nuk ka bërë as për së afërmi sa duhet për të ofruar drejtësi për viktimat e tragjedive të mëvonshme, përfshirë krimet e luftërave të viteve të 90-ta. Çka është më me rëndësi, qeveria e Vuçiçit, nuk i ka vënë para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyçi, amerikanëve që u vranë nga policia serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ata nuk i kanë ndjekur as ata që vranë, transportuan në Serbi dhe i varrosën në varreza masive 941 qytetarë të Kosovës, siç dëshmohet nga Qendra për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd”, thekson ligjvënësi Engel. Në reagimin e tij thuhet se “këto lloj krimesh lënë njolla të errëta në historitë e vendeve dhe kulturave. Shërimi dhe ecja përpara kërkon një njohje të sinqertë të asaj që ka ndodhur dhe drejtësi për viktimat. Ne presim që qeveritë të hapin rrugë, por përsëri, udhëheqësit e Serbisë kanë lënë pas dore këtë detyrim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t’i kërkojnë Serbisë të njëjtat standarde si çdo vendi tjetër, duke kërkuar respekt për zonat e shenjta ku ndodhën krime të tilla të rënda dhe drejtësi për viktimat”, thekson zoti Engel.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.