Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Intelektualët shqiptarë kundër koalicionit me VMRO DPMNE

Rajoni E diel, 9 Maj 2021 17:08
Intelektualët shqiptarë kundër koalicionit me VMRO DPMNE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zyrtarë të lartë të partisë VMRO DPMNE, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se brenda javës do të fillojnë zyrtarisht bisedimet për koalicion me partinë shqiptare Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), të Ali Ahmetit, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 11 dhjetor, arriti të sigurojë 10 mandate.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, gjithçka mbetet e pa qartë në çfarë rrafshi mund të zhvillohen bisedimet, përderisa nga BDI-ja, gjatë javës së kaluar, thanë prerë se nuk do të lëvizin asnjë hap nga tri parimet bazë për të lidhur koalicion me cilindo nga blloku politik maqedonas. Këto parime janë, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale publike si dhe integrimin euroatlantik. Paraprakisht, VMRO DPMNE ishte deklaruar se nuk është e gatshme për të diskutuar rreth këtyre kërkesave.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Në një situatë të tillë, intelektualët shqiptarë të Maqedonisë, përmes një letre të hapur u janë drejtuar partive shqiptare të cilat mund të negociojnë me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, e cila e mori mandatin për formimin e Qeverisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë letër, theksohet fakti se “VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe më tej të udhëheqin me shtetin”.

Pas qëndrimeve, qoftë tani apo ato që i ka theksuar në të kaluarën, intelektualët shqiptarë potencojnë se me këtë parti politike, nuk duhet komunikuar.

“Janë dy momente të përcaktimit, meqë gjithmonë VMRO DPMNE ka qëndrime kundër avancimit të interesave të shqiptarëve dhe Prokurorisë Speciale publike, andaj vlerësojmë se nuk ka asnjë detyrim moral që shqiptarët ta përkrahin këtë parti për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë,” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bashkim Selmani, profesor universitar dhe nënshkrues i letrës.

Analistët shprehen skeptik se bisedimet VMRO DPMNE me BDI-në, mund të sjellin rezultate, megjithëse druajnë se këto dy parti qëllimisht luajnë në letrën e bisedimeve për të zvarritur formimin e qeverisë së re për t’i skaduar kështu edhe mandatin Prokurorisë publike speciale. Si efekt tjetër i këtyre zvarritjeve, besohet se mund të jetë mundësia për të shkuar vendi sërish në zgjedhje.

Në këtë drejtim, Temellko Ristevski nga Universiteti FON në Shkup, thotë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë dhënë instruksione të qarta se me prioritet për të ardhmen e vendit është formimi sa më shpejt i një qeverie stabile e cila do të ketë për bazë sundimin e drejtësisë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

“Nuk besoj se VMRO DPMNE do të pajtohet që të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale publike, sepse pikërisht zyrtarët më të lartë të kësaj partie hetohen nga ky institucion për shkak të përfshirjes në veprime të ndryshme kriminale”.

“Unë nuk besoj se BDI do të rreshtohet me ata që bllokojnë punën e këtij institucioni edhe pse në aspektin formal-juridik mund të hyjë në bisedime me VMRO DPMNE, por në fund nuk do të ketë marrëveshje mes këtyre dy partive”, vlerëson Temellko Ristevski.

Përderisa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e cila ka vetëm dy mandate më pak se VMRO DOMNE, vazhdon të heshtë duke theksuar se për atë si mendon të mundësojë vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale për çka nevojiten dy të tretat e votave dhe kërkesat e partive shqiptare të përfshira në platformën e përbashkët, siç thonë, derisa mandati për formimin e qeverisë t`i kalojë kësaj partie politike. -REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.