Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Interesat gjeostrategjike imponojnë zgjidhjen e kontestit të emrit

Rajoni E hënë, 26 Korrik 2021 00:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bisedimet për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kanë hyrën në fazën finale, edhe pse ende mbetet e paqartë se cila mund të jetë zgjidhja për këtë problem mbi 27-vjeçar, apo nëse i gjithë procesi mund të dështojë ashtu siç kanë dështuar edhe bisedimet e deritashme që janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Deri tani janë zhvilluar disa takimet të nivelit të larta mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe shefave të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, dhe përveç konfirmimit të vijave të kuqe, detaje tjera nuk janë dhënë ndërkohë që procesit pritet t’i japin shtytje edhe përfaqësues të shteteve me ndikim ndërkombëtar.

Pas takimeve të veçanta të dy kryeministrave me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila i inkurajoi për arritjen e zgjidhjes, të dielën në Shkup pritet të arrijë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, si dhe euro-parlamentarët, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se perëndimi si asnjëherë më parë është i interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, jo vetëm për shkak të zhbllokimit të procesit euro-integrues të Maqedonisë, por edhe për shkak të politikave gjeo-strategjike në rajon të BE-së dhe SHBA-së.

“Në planin ndërkombëtar mendoj se strategjia e NATO-s dhe e SHBA-së, që janë partnerët tanë strategjikë, qëndron në atë se duan të mbyllin konceptin e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë rast, Maqedonia shihet si kyçe. Pra, duan të mbyllin problemin rreth integrimit tonë në NATO, por edhe procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe Malit të Zi”.

“Në këtë kontekst, vlerësoj se përputhen interesat e lojtarëve apo strategëve më të mëdhenj në rajon me interesat tona, pra për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rajon. Këtë gjithsesi se e ndihmon edhe ndryshimi që u bë në qeverisjen e vendit, pasi tani SHBA-ja dhe aleatët kanë një partner më të fuqishëm që së bashku me përmirësimin e raporteve me Bullgarinë do të ndihmojnë në raportet mes lindjes dhe perëndimit, apo dobësimit të ndikimit rus në rajon”, thotë Lubomir Fërçkovski, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se palët vazhdojnë bisedimet pavarësisht se në opinion krijohet përshtypja për ngecjen e procesit, por në gjithë këtë procesi ai si vendimtar sheh rolin e diplomacisë perëndimore.

“Si duket kjo lëvizje diplomatike paraqet inkurajimin e fundit për palët për arsye se sensi i gjithë këtij presioni është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe natyrisht se e gjithë kjo duhet të bëhet para korrikut, pasi samiti i NATO-s është më 7 korrik dhe këtu mund të ndodhë anëtarësimi. Si duket në këtë fazë edhe diplomacia e madhe kërkon të ketë rolin dhe suksesin e vet në këtë kontest”, vlerëson Demiri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur nëse pala greke mund të taktizojë dhe në momentet e fundit të heqë dorë nga zgjidhja, duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të saj, Demiri thotë se Athina mund të taktizojë me disa kërkesa, mirëpo jo edhe të heqë dorë nga i gjithë procesi. Sipas tij, Greqia nuk ka se çfarë të humbë, ndërsa i mazhi i saj nuk është edhe aq favorizues në skenën ndërkombëtare duke marrë parasysh kontestet edhe me vende tjera, si Turqinë, por edhe Shqipërinë si dhe problemet financiare me BE-në.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

“Detyrimisht, ajo duhet që në këtë fazë ndaj Maqedonisë të mos zmbrapset, të mos jetë këmbëngulëse. Ka disa zmbrapsje taktike, disa kërkesa që janë në shërbim të negociatave, pra nuk janë kërkesa që mund ta pengojnë procesin”, thekson Demiri.

Ndryshe, nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit, në Maqedoni pritet të arrijë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në vizitën e parë të një lideri grek, që zbret në Aeroportin e Shkupit pas vendimit të Qeverisë për ndërrimin e emrit “Aleksandri i Madh”. /REL/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.