Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kapiteni Vuçiç dhe litari i anijes

Rajoni E enjte, 29 Prill 2021 09:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dragoslavv Dedoviç

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri serb, Vuçiç lë shumë kohë me krijimin e qeverisë, megjithëse që para zgjedhjeve parlamentare ai e kishte të sigurtë mazhorancën. Lojë pushteti apo injorancë?

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

23 Tetor 2026, 07:35
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Ndodhi gjë apo jo? Në fund të prillit Serbia zgjodhi një parlament të ri, për herë të tretë në katër vite. Jo për shkak të konflikteve të pazgjidhura apo krizave politike. Gjithçka u organizua me qëllim që një njeri – kryeministri i vjetër dhe i ri, Alexandar Vuçiç – të sigurojë, zgjerojë dhe zgjasë pushtetin e tij dhe të qeverisë së tij. Tre muaj pas fitores nuk ka akoma qeveri në Serbi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Parahistoria e shpalosjes së pushtetit

Ka katër vjet që Alexandar Vuçiç është njeriu më i fortë në shtetin serb. Pas një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2012, ai donte të ringjitej në pushtet. Për këtë ai ia la postin e kryeministrit, parnerit të vogël të koalicionit, socialistit dhe kreut të kësaj partie, Ivica Daçiç. Asokohe atij i mungonin shenjat e dukshme të pushtetit. Në rastin më të parë Alexandar Vuçiç e ndryshoi këtë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 i sollën sukses dhe një shumicë absolute. Që nga ky moment ai është kreu i qeverisë serbe.

Prandaj shume vetë pyesnin, se pse Alexandar Vuçiç në kulmin e pushtetit të tij, përsëriti të njëjtën lojë dhe nxiti zgjedhje të reja duke testuar vullnetin e popullit. Sërish të njëjtat rezultate për kryeministrin, vetëm se kësaj here opozita ishte më e përçarë. Pse kërkon pra Alexandar Vuçiç gjithnjë e më shumë nga e njëjta gjë? Përgjigja është banale: Ai e zgjati në kohën e duhur qeverisjen e tij – për sa kohë që sondazhet e mbështesnin. Votuesit i dhanë atij me këtë metodë edhe dy vite pushtet.

Punë me themel apo delir?

Alexandar Vuçiç aktualisht punon për programin e qeverisë. 200 faqe të shkruara me dorë. Politologu Djorđe Paviçeviç në Universitetin e Beogradit e quan këtë joserioze: “Një program i tillë qeveritar tregon vetëm se Vuçiç ka përmasa gjigandomane në çdo kuptim.”

Sipas ligjit, qeveria duhet të jetë formuar 90 ditë pas zgjedhjes së parlamentit. Por për shkak se deputetët serbë u mblodhën në qershor në parlamant, ora është shtyrë në ditët e para të shtatorit. Arsyet që Vuçiç paraqet për këto shtyrje janë qesharake: njëherë ai ka qenë vizitë tek presidenti kinez, pastaj Brexit, në fund një vizitë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar në gusht. Opozita e dobët sheh arsyet në kuadrin e teorive të komplotit. Ai pret sinjale nga Moska, Uashingtoni, Brukseli apo të gjithë bashkë. Diku jashtë përcaktohet qeveria e re.

Në Beograd dëgjohet se partnerët për koalicion presin në radhë, madje edhe kundërshtarë të vendosur si ish-presidenti Tadiç, apo partia liberaldemokrate. Për Vuçiç ata mund të presin në stol, kjo në rast se partneri socialist bëhet i padurueshëm. Presim dhe pimë çaj: Kështu Vuçiç e ka ulur shumë çmimin politik mes partnerëve potencialë. Vladan Marjanovic nga gazeta javore “NIN” thotë se në marrëdhënie kaq të qarta të pushtetit, nuk ka pse të ketë një zgjatje të tillë. “Ndoshta kreu i emëruar e mban të gjithë opinionin publik varur, me qëllim që në fund të gjithë presin fjalën e fundit të tij.”

Vuçiç e përdor me dëshirë fjalën “stabilitet”. Në politikën e jashtme kjo vlen, në drejtim të Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë e Malit të Zi ai e mënjanon gjuhën e ashpër. Pas Brexit ai tha se “Për stabilitetin e Serbisë është e rëndësishme që anija e vogël serbe të jetë e lidhur fort përmes litarit me anijen e madhe gjermane.”

Ndikim tek media

Kjo dëgjohet me dëshirë në Berlin e Bruksel. Prandaj nuk shihen problemet që janë krijuar me shtimin e pushtetit të Vuçiçit pa një kontroll të vërtetë të pushtetit. Vuçiç i ndikon dhe i kontrollon mediat në mënyrë “të butë”, gati me një mënyrë postmoderne. Mediat private janë në dorë të miqve të afërt me partinë. Atyre publike u vendoset një drejtues besnik i partisë. Sistemi i kontrollimit të butë funksionon më mirë se censura. Vuçiç mund të vazhdojë të shkruajë programin në 200 faqe bukurshkrim. Deri në shtator ai ka kohë. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 12 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 31 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.