Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Konflikti i Perëndimit dhe Rusisë në Maqedoni

Rajoni E enjte, 9 Shtator 2021 08:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Maqedoni përplasen interesat perëndimore dhe ruse, thonë ekspertët. Të dielën do të votohet në referendum për emrin e ri të Maqedonisë. Por referendumi shikohet nga perspektiva të ndryshme.

Shkupin nuk e kanë vizituar më parë kurrë më shumë politikanë perëndimorë sesa tani. Të gjithë ata kanë ardhur për të mbështetur qeverinë e Maqedonisë me qëllim që referendumi më 30 shtator të rezultojë me sukses. Kjo do ta afronte Maqedoninë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në qershor të vitit 2018 është nënshkruar marrëveshja mes përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë – Maqedonia e Veriut. Mospajtimet mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin zgjasin prej vitit 1991, kur kjo ish-republikë jugosllave u shpall shtet i pavarur. Athina i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritikat ndaj Moskës

Ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis, e vizitoi Shkupin në shtator, dhe atje ai kritikoi Rusinë për përzierje në referedum. Mattis tha, se nuk ka aspak dyshimi se Moska po zhvillon një fushatë kundër referendumit. Moska, e cila nuk ka asnjë interes që Maqedonia të afrohet me BE dhe NATO, i ka hedhur poshtë këto akuza. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë, se vendet perëndimore janë ato që po përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë, duke insistuar që të votohet marrëveshja e nënshkruar në Prespë.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Vet Greqia dhe Maqedonia verën e kaluar kritikuan Rusinë për përzierje në punët e tyre të brendshme. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e fajëson sipërmarrjen greko-ruse Ivan Savvidis, për financimin në Maqedoni të lëvizjeve që janë kundër referendumit dhe organizojnë protesta të dhunshme në këtë vend, me qëllim që të influencohen qytetarët para deklarimit për emrin.

Shqetësimet për pjesëmarrjen në referendum

Në sondazhet e fundit thuhet se shumica prej 57% e qytetarëve të Maqedonisë do të dakordohet me ndryshimin e emrit dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE dhe NATO. Por problemi më i madh është numri i qytetarëve që do të votojnë, sepse për suksesin e referendumit nevojitet të votojnë më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë, ndërkohë që edhe disa opozitarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët perëndimorë thonë se çdo ditë në Facebook paraqiten deri në 40 faqe të ndryshme ku bëhet thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët dyshojnë se këto faqe financohen nga Rusia.

Dushan Reljiq, ekspert i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë (SWP) i tha Deutsche Welles se mbështetësit e referendumit duhet të shqetësohen. “Ata duhet të sigurojnë daljen në referendum prej 50% të votuesve, që do të thotë mbi 900.000 vetë”.  Maqedonia ka rreth dy milionë banorë dhe një pjesë e madhe e tyre jeton jashtë vendit. Ndaj Zaevi nuk do ta ketë fare të lehtë të sigurojë pjesëmarrjen prej 50%.

Ku është problemi i Moskës?

Reljiq thotë se BE dhe në radhë të parë Gjermania përbën 80% të tregtisë së jashtme të Maqedonisë. Sipërmarrjet gjermane kanë investuar shumë në Maqedoni, në industrinë e furnizimit të automjeteve me pjesë këmbimi. Ndërkohë që shumica e rafinerive të natës dhe industria e metalit i takon sipërmarrjeve greke apo britanike. “Ky rajon është i ndërlidhur ngushtë ekonomikisht, politikisht dhe në çdo aspekt tjetër me BE-në. Ndërsa me Rusinë ka shumë pak lidhje ekonomike”, thotë Reljiq. Problemi i vetëm serioz i Rusisë është anëtarësimi i mundshëm i Maqedonisë në NATO, që do të thotë se Rusia do të dëbohej politikisht nga ky rajon.

Edhe drejtori i Institutit për Çështje Rajonale, Dmitrij Shuravljov thotë, se Rusinë nuk e pengon anëtarësimi në BE, por në NATO. “Përpjekja e NATO-s për zgjerim edhe në këtë vend cënon balancën e tanishme”, thotë ai.

Anëtarësimi në NATO dhe perspektiva e anëtarësimit në BE janë shumë të rëndësishme për Perëndimin, mendon Reljiq. “Maqedonia është një vend i ndarë etnikisht, me një minoritet të madh shqiptar, me të paktën 30% të numrit të përgjithshëm të poupullatës.” Minoriteti shqiptar jeton në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, dy vende ku jetojnë shqiptarë. “Krijimi i një shteti të madh shqiptar, do të mund të destabilizonte jo vetëm Maqedoninë por edhe rajonin. Ndërsa Perëndimi shpreson se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të ketë më shumë stabilitet në rajon.” /DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 10 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 40 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 49 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.