Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kotzias në Shkup: Ta lemë mënjanë irredentizmin

Rajoni E hënë, 12 Korrik 2021 09:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Masat për rritjen e besimit do ta forcojnë miqësinë tonë dhe si dy fqinj të mirë do të zgjidhim të gjitha problemet, përfshirë edhe kontestin rreth emrit të Maqedonisë. Ky ishte mesazhi pozitiv që përcollën dy shefat e diplomacive, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Ministri i jashtëm greke tha se çështja e emrit duhet të zgjidhet në bazë të rregullave të shkruara, duke iu referuar kështu vendimit të Bukureshtit se pa zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedonia nuk mund të ketë integrim në NATO. Duke iu shmangur emrit Maqedoni, Kotzias në paraqitjen e tij vendin e ka quajtur “Shtet Verior mik dhe i dashur”.

“Sa i përket NATO-s, ekzistojnë vendimet nga Bukureshti. Me zbatimin e atyre vendimeve, ky vend do të bëhet anëtare MATO-së. Se si do të realizohen ato vendime, nuk varet nga ne, varet nga ata që duhet të vendosin….Besoj se e ardhmja i takon bashkëpunimit tonë dhe se do të gjejmë guxim që ti tejkalojmë të gjithë elementët që mbajnë në këtë absurditet. Pra, do të krijojmë më shumë besim, kreativitet që të zgjidhim problemet tona, të çrrënjosim çdo irredentizëm dhe të nesërmen të luajmë vallen e kulturave të përbashkëta”- deklaroi Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri i jashtëm Dimitrov tha se dy vendet duhet të lënë anash të kaluarën apo historia të shërbej si mësim dhe jo burg në rrugën e tyre drejt të ardhmes.I pyetur nëse do të ndryshojë emrin e aeroportit, ato të rrugëve, apo nëse do të heq statujat Dimitrov me një përgjigje diplomatike tha se vendi synon “Evropën e Madhe” dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që mundet në këtë drejtim.

“Gjithkund ku mund të reagojmë do të reagojmë. Sepse është sinjal shumë i gabuar, ashtu siç ne nuk jemi të lumtur kur harta e madhe e dikujt hy në territorin e Republikës së Maqedonisë, ashtu e kuptojmë se as Greqia nuk është e lumtur kur ne ose dikush tërheq vëmendje me hartë të madhe. Mendoj se është viti 2017-të. Mendoj se dy popujt shumë do të jetojnë të lumtur nëse ka ura dhe dyer të hapura. Nuk mund të them ndonjë plan konkret, në kontekst të pyetjes tuaj për statujat. Nuk më duhen qindra statuja që të bëhem maqedonas krenar. E as nuk më pengon nëse ndonjë qytetar grek në Selanik emërtohet maqedonas”- deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dimitrov tha se takimet mes dy shteteve do intensifikohen në drejtim të njohjes me problemin dhe gjetjes së zgjedhjes së pranueshme për të dy vendet. Edhe shefi i diplomacisë Kotzias tha se interes parësor për Athinën mbetet stabiliteti i rajonit dhe integrimi i tij në NATO.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

“Biseduam për procesin, se si ai do të zhvillohet, për metodën, modalitetet. Megjithatë biseduam edhe për atë se cilat janë interesat dhe shqetësimet e dy palëve rreth kësaj çështjeje, me qëllim që të ketë më shumë mirëkuptim në drejtim të asaj se si palët i perceptojnë problemin. Mendoj se kjo ishte e rëndësishme dhe e dobishme. U morëm vesh të takohemi shpesh. Kuptohet se nuk do të shihemi vetëm për takime zyrtare”- theksoi Nikolla Dimitrov.

Gjithashtu jemi pro zhvillimit të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Besojmë thellë se hyrja e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht e vendit tuaj në NATO do të ishte lehtësim edhe për jetën tonë dhe do të ndihmonte për zhvillimin e gjithë rajonit. Këtë herë kërkohet ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik dhe ta tejkalojmë cilindo irredentizëm, që i transformon problemet inekzistente, i transformon interesat tona të përbashkëta- shtoi Nikos Kotzias.

Gjatë vizitës në Shkup, shefi i diplomacisë greke është pritur edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, kryeministri, Zoran Zaev, Zv/kryeministri, Bujar Osmani, lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Vizita e kreut të diplomacive greke është shoqëruar edhe me një protestë të disa dhjetëra personave të “Manifestit maqedonas” të cilët kërkonin ndërprerjen e negociatave me Greqinë./Alsat-M/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.