Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kthehet debati për shqipen në Kuvendin e Maqedonisë, Ademi i thotë Minovskit: Mëso shqip!

Rajoni E shtunë, 17 Korrik 2021 06:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rikthehet debati për gjuhën shqipe në Kuvend, i cili u ndërpre më 23 shtator për shkak të zgjedhjeve lokale. Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, iu drejtua deputetit të VMRO-DPMNE-së Panço Minovski, duke e porositur të mësojë gjuhën shqipe për të mos pasur nevojë të dëgjojë fjalët e tij me kufje në vesh.

“Koleg Minov, pikërisht ne këtë e propozojmë që të mos jeni deputet me kufje, por ta mësoni gjuhën shqipe. Të komunikosh ashtu siç unë komunikoj unë me ty dhe për atë nuk duhet të jeni deputet me kufje”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, raporton TV21.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Menjëherë ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së duke thënë se me Kushtetutën e Maqedonisë nuk ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe në institucione pasi që shqiptarët kudo që shkojnë mund të flasin shqip, si në ministri ashtu edhe në komuna.

“Ajo që lejon Kushtetuta është se, nëse në Kavadar apo në Probishtip ka ndonjë shqiptar i cili dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën e tij të përdorimit të gjuhës shqipe, në atë rast, komunikimi duhet të zhvillohet përmes Agjencisë për përdorimin e gjuhëve. Në çdo njësi të vetëqeverisjes lokale, ku nuk ka shqiptarë, të mos futet dygjuhësia. Kjo nuk do të na bëjë më të afërt me njëri-tjetrin”, tha Panço Minovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E deputetja e LSDM-së po mundohet ta bindë opozitën se duhet të votohet ky ligj dhe më pas të bëhet debat publik dhe të shtrohen amendamente.

“I nderuar publik maqedonas, ky ligj duhet të sillet pasi që e dini edhe ju se kjo çështje mbeti e hapur edhe 16 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, edhe është kushtetues pasi që ai bazohet në amendamentin e pestë i cili më pas është vënë edhe në Kushtetutën e RM-së”, tha Zhaklina Llazarevska, deputete e LSDM-së.

Debati për gjuhën shqipe në kuvend sipas kryetarit Talat Xhaferi, mund të zgjas deri ditën e premte dhe të votohet në fazën e parë të propozim ligjit për gjuhën shqipe. VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ndryshuar qëndrimin, për shqipen. Dikur këtë propozim-ligj e konsideronte anti-kushtetues, ndërsa sot e quajti si ligj që nuk ndihmon në promovimin e jetës së përbashkët të popullatës në Maqedoni.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.