Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ku ndryshon propozimi i BE  dhe Vuçiç për tregun e përbashkët ballkanik?

Rajoni E enjte, 20 Maj 2021 16:42
Ku ndryshon propozimi i BE  dhe Vuçiç për tregun e përbashkët ballkanik?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Lavdrim Lita
Në 16 mars zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian deklaruan në samitin e Sarajevës se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi të krijojnë tregun e përbashkët, i cili do të mundësojë hapjen e më shumë se 80 mijë vendeve të reja të punës.
Qëllimi i propozimit të komisionerit për Zgjerim të BE Johannes Hahn, disa muaj më parë, ishte që “qëllimi ynë është ndalimi i ikjes së trurit nga rajoni, që t’i jepet rajonit një perspektivë dhe për shembull një treg i përbashkët në Ballkan do të mund të ishte njësynim dhe kjo përfundimisht do të krijonte vende pune”.
Në konceptin e komisionerit Hahn nuk parashikohej një strukturë permanente, ku një shtet i caktuar të merrte rol ekonomik dhe politik. Ishte ideja e një tregu të përbashkët në rajon, gjë që nënkupton heqjen e një sërë barrierash jo tarifore, pra për të lejuar tregtimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njohjen e certifikatave profesionale. Pra, me një fjalë propozimi i komisionerit Hahn ka të bëjë me realizimin e angazhimeve të marra nga 6 liderët sipas marrëveshjes së CEFTA-s. Dhe në këtë mes nuk kuptohet qëndrimi real i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që doli kundër zonës ekonomike rajonale të propozuar nga BE.
Mirëpo nga ana tjetër kemi një propozim konkurrues dhe alternativ të BE. Presidenti i ri serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur idenë e një bashkimi doganor mes vendeve të rajonit, që është dicka më komplekse që do të thotë një negocim të marrëveshjeve CEFTA dhe MSA, që është e panevojshme dhe nuk ka kosto/benefite për vendet në procesin e aderimit.  
Bashkimi Doganor i Ballkanit do të thotë që këto vende heqin tarifat doganore brenda tyre dhe vendosin një tarifë të përbashkët të jashtme për të gjithë të tjerët që duan të hyjnë në këtë treg. Me një fjalë, mbledhja dhe shpërndarja e këtyre parave nga tarifa e përbashkët duhet të bëhet nga një institucion i përbashkët, pra një institucion politik rajonal.
Modeli i propozuar nga Vuçiç është i njëjtë me atë që ndoqi Bashkimi Europian: një treg të lirë, një bashkim doganor e më pas një union i vetëm politik.  Madje, Vuçiç ka shfaqur qëllimet e nënkuptuara politike të bashkimit doganor mes vendeve të rajonit, që ai e cilëson si, një rikrijim i tregut të Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë. Kur Vuçiç deklaron që kërkon të rikthejë modelin e Jugosllavisë në Ballkan është i shumë i sinqertë, pasi ai mendon që Jugosllavia ishte diçka e mirë. Por ndryshe mendojnë popujt e shtypur nga Jugosllavia, si Kosova apo Bosnja.
Dhe në këtë aspekt Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të jenë skeptik ndaj krijimit të Bashkimit Doganor Ballkanik sepse kjo krijon struktura paralele me Bashkimin Europian në rajon. Pra, dallimi i modelit të BE nga ai i Vuçiç është që BE nuk dëshiron krijimin e një institucioni konkurrues në rajon, por kërkon të rrisë konkurencën ekonomike në rajon. 
Megjithatë një gjë duhet thënë me njëmend. Progresi i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjes drejt bashkimit Europian varet kryesisht nga plotësimi i kriterit ekonomik të vendosura në Kopenhagen. Është e qartë që hyrja e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian nuk do të jetë kurrë si vende të varfra dhe me probleme etnike e politike që kanë nevojë për kredi e energji të mëdha nga institucionet monetare e politike të Unionit. #ZëriIntegrimit

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 19 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.