Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maqedoni – Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti 5 ballësh në Ohër

Rajoni E hënë, 31 Maj 2021 18:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tërmeti prej 3,7 ballëve që ndodhi në orën 4 të mëngjesit, duket se ishte vetëm paralajmërim për lëkundjen e radhës në orën 13 e 18 minuta. Tërmeti prej 5 ballëve, sipas Rihterit, ishte më i fuqishmi në vargun prej 800 lëkundjeve në dy javët e fundit në rajonin e Ohrit. Momenti i lëkundjes është kapur nga kamerat e disa shitoreve.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kosel dhe në thellësi prej më pak se 10 kilometrash. Për këtë arsye lëkundjen e kanë ndier qytetarët aq fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por janë paraqitur dëme materiale. Ka oxhaqe të rrëzuara, mure të dëmtuara, si dhe bojlerë të shkëputur nga vendi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Isha duke shkuar te disa miq dhe makinën e parkova këtu. U bë dëm i madh. Ishte e tmerrshme. Lëkundeshin shtëpi. Mbi makinën binin tulla, i shikoja derisa po binin. I shikoja shtëpitë duke u lëkundur. Ka dëme të mëdha… – u shpreh një qytetar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Gjatë lëkundjes filloi të bie muri, të bie llaçi. Lart është katastrofë. Vajza shtatëvjeçare iku jashtë dhe ende gjendet atje derisa ta pastroj llaçin. Muri është i çrrënjosur tërësisht. Nuk është një ditë, po bëhen dhjetë ditë. Le të qetësohet më – tha një qytetare tjetër.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Shumë qytetar të Ohrit me orë të tëra kanë qëndruar në rrugë, duke mos dashur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Situata më e tensionuar është paraqitur te kopshtet e fëmijëve. Në momentin e lëkundjeve gjatë pushimit të pasdites, përkëdhelëset i kanë zgjuar nga gjumi duke i nxjerrë jashtë. Kopshti “Biljana” ka dëme, mure të plasaritura, vrima të hapura dhe llaç.

“Fëmijët u shtrinë për të fjetur në pushimin e pasditës. Që të gjithë me zë të ulët i zgjuam dhe duke i mbajtur në dorë i nxorëm jashtë objektit. Vetëm në këtë objekt qëndronin mbi 100 fëmijë. Kishte prej tyre që nuk mund të ecnin. Ishte tmerr! Kjo është një gjendje me të cilën përballemi për herë të parë. Tentuam t’i nxjerrim fëmijët jashtë, e më pas t’u japim ujë të ftohtë” – deklaroi Roze Kosteska, drejtore e kopshtit të fëmijëve në Ohër.

E në disa vende të periferisë së qytetit, dëshmitarët kanë fotografuar rrëshqitje të gurëve nëpër rrugë. Dëme janë vërejtur edhe në fshatrat përreth. Sipas informacionit të pakonfirmuar deri tani, te Sulfatorja mbi fshatin Kosel, gjegjësisht në afërsi të epiqendrës janë hapur disa vrima të reja për ku përhapet erë e pakëndshme nga thellësia e tokës. Ndryshe, me intensitet më të vogël, tërmeti është ndier në tërë territorin e Maqedonisë dhe vendet fqinje. Në situatë të këtillë, shkencëtarët thonë se askush nuk mund të tregojë saktësisht nëse do të ketë tërmet më të fuqishëm , apo ngadalë toka do të fillojë të qetësohet.

 “Duhet të them se përvoja ime tregon se asnjëherë nuk guxojmë të themi nëse ky është tërmeti më i fuqishëm dhe se pas tij do të qetësohet. Nuk mund të themi se ky është maksimumi, por duhet të jemi të kujdesshëm” theksoi Miodrag Maniç, profesor universitar i Inxhinierisë së tërmeteve.

Në Ohër sot ka arritur ekipi i Institutit për inxhinieri të tërmeteve për të instaluar pajisjen për studimin e tokës. Në të kaluarën ka pasur lëkundje të fuqishme në rajonin e Ohrit, ku sipas supozimeve mund të ketë tërmet deri në maksimum gjashtë ballë. Epiqendra e tërmeteve të fundit është në lindje të liqenit dhe në të dy anët e malit Galiçicë./Alsat M/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.