Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maqedonia “punëson” dronë për të identifikuar ndotësit më të mëdhenj

Rajoni E mërkurë, 21 Korrik 2021 05:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndotja e ajrit duket se nuk është një problem vetëm shqiptar, por një çështje që shqetëson më së shumti pjesën më të madhe të vendeve rajonale. Madje në këtë aspekt Shqipëria mund të thuhet se është në pozita të mira, të paktën po ta krahasosh me qytete të tilla si Shkupi në Maqedoninë fqinje. Media e njohur investiguese “BalkanInsight” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm çështjes së ndotjes në Shkup. Artikulli i botuar së fundmi tregon për masa urgjente të marra nga qeveria e re e drejtuar nga Zoran Zaev, e cila ka vendosur që për të zbuluar ndotësit e kryeqytetit të angazhojë edhe dronët. Sipas “BalkanInsight”, Shkupi nga matjet e bëra nga stacionet e specializuara, ka një nivel ndotje 20 herë më të lartë se sa është norma maksimale e lejuar. Thënë ndryshe autori i shkrimit raporton se disa stacione matëse në Shkup, këtë javë treguan një përqendrim të PM10 prej më shumë se 1000 mikrogram për metër kub ajër, ndërkohë që niveli më i lartë i lejuar është 50 mikrogram. Përballë këtyre shifrave Tirana duhet të ndjehet mirë pasi për vitin 2016 (viti i fundit për të cilin ka një raport të matjes së ndotjes së ajrit) nga raporti zyrtar i Agjencisë së Mjedisit niveli i PM10 rezultonte të ishte në nivelin e 55.25 mikrogram për metër kub ajër.

Më poshtë shkrimi i botuar nga “BalkanInsight”

Ndërsa qytetet maqedonase durojnë një tjetër dimër me smog, inspektorët e mjedisit thonë se synojnë të marrin ndihmë nga fluturimet e dronëve, të cilët do të kërkojnë për ndotësit e fshehtë në zonat urbane.

Të ballafaquar me pakënaqësi në rritje për ndotjen e rëndë të ajrit që shqetëson kryeqytetin, Shkupin dhe qendrat e tjera urbane, qeveria e re e Maqedonisë ka angazhuar dronë për të hetuar nga ajri fajtorët e mundshëm.

“Ne kemi bërë një marrëveshje për të marr me qira dy dronë që do të fillojnë skanimin në të gjitha zonat ku tabelat tregojnë ndotje të lartë të ajrit”, tha për BIRN, Miroslav Bogdanovski, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.

Bogdanovski tha se dronët do të ndihmonin shumë në gjetjen e fajtorëve më të këqij në industri dhe që në të shkuarën kanë shmangur bashkëpunimin me inspektorët e këtij inspektorati.

Shpesh,- tha ai – kur inspektorët dilnin për të kontrolluar një ndotës të mundshëm gjatë orëve të mbrëmjes ose të natës, kur ndotja zakonisht ishte më e lartë, ata gjenin dyer të mbyllura. Ndërsa tani, dronët do të skanojnë zonën për të parë nëse ka ndonjë aktivitet në fabrikat që janë deklaruar zyrtarisht të të mbyllura gjatë natës.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Inspektorati tha gjithashtu se së shpejti do të punësonte teknikë të specializuar të laboratorëve për të matur ndotjen në një zonë të caktuar pothuajse në kohë reale.

“Është ndryshe kur inspektori del vetëm për inspektim dhe një gjë krejt tjetër kur bashkë me stafin e një laboratori të akredituar, që mund të matë nivelin e saktë të ndotjes”, tha Bogdanovski.

Ashtu si edhe në dimrat e fundit, njerëzit në Shkup këtë javë janë zgjuar mes mjegullës së dendur dhe niveleve rekord të ndotjes së ajrit.

Disa stacione matëse në Shkup, këtë javë treguan një përqëndrim prej më shumë se 1000 mikrogramë të grimcave PM 10 (që shkaktojnë kancerin) për metër kub ajër, gjë që e vë Shkupin në mesin e qyteteve më të ndotura, në listat globale të ndotjes. Kjo është 20 herë më shumë se niveli maksimal i lejuar prej 50 mikrogram.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.