Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëveshja përfundimtare, problem i Evropës apo SHBA-së?

Aktualitet E enjte, 16 Shtator 2021 19:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetja dhe përfshirja e Shteteve të Bashkuara është thelbësore, thonë në Presidencën e Kosovës.

Bekim Çollaku, shef i kabinetit të Presidentit këshilltar politik, tha për Radion Evropa e Lirë se, Bashkimi Evropian ka qenë dhe mbetet ndërmjetësues i dialogut të Brukselit për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por shton se Kosova gjithashtu është falënderuese ndaj SHBA-së, “mbështetja e së cilës është vitale dhe e pazëvendësueshme për përparimin e bërë gjatë tërë këtyre viteve”.

“Në përfundim të procesit, ne konsiderojmë se mbështetja dhe pjesëmarrja e SHBA-së është e rëndësishme për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Letra e presidentit Trump është edhe një provë dhe nxitje e mbështetjes amerikane dhe e përkushtimit ndaj këtij procesi “, thotë Çolaku.

Në letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i dërgoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndër të tjera shpreh gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes “që do të respektojë interesat e Kosovës dhe Serbisë”.

“Letra e presidentit Trump është shpresë dhe besim për institucionet e vendit. Letra është zëri i Amerikës, është mbështetja e plotë dhe unike e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe rajonin, prandaj nëse deri më tash dikush ka pasur hezitime për rolin e SHBA-së, kjo dëshmon qartë dhe me fakte se SHBA-ja është e involvuar në proces”, deklaroi presidenti Thaçi, të mërkurën pas takimit që pati së bashku me udhëheqësit tjerë të Ballkanit Perëndimor, me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në Bruksel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi pozitivisht letrën të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por megjithatë tha se nuk ndan të gjitha pikëpamjet me presidentin amerikan.

Sipas Vuçiqit, letra e Trumpit dëshmon se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e kompromisit.

“Ajo që ai thotë se ne jemi në fazën përfundimtare, unë me këtë nuk mund të pajtohem, dhe unë mundoj se nuk jemi afër zgjidhjes, por mua më duket se kjo tregon interesimin e SHBA-së për të arritur një zgjidhje. A është kjo e mundur dhe a është realiste, unë nuk mendoj se është e lehtë dhe aq e thjeshtë”, tha Vuçiq.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti Trump në fund të letrës thotë se do të mirëpresë Thaçin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë për të festuar “marrëveshjen historike”.

Këtë e komentoi edhe diplomati gjerman,dhe përfaqësues i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës në vitin 2007, Wofgang Ishinger.

“Trumpi të zgjidhë një konflikt evropian dhe të festojë në Shtëpinë e Bardhë? Kam frikë se ende nuk kemi arritur aty. Por, përderisa të vijë deri te zgjidhja, a mundemi ju lutem të festojmë në Evropë, dhe jo sërish, sikurse në vitet ‘90 në Uashington”, ka shkruar Ishinger.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh

Vlerësimet e analistëve

Megjithatë, analistët thonë se pa praninë e fortë të Shteteve të Bashkuara në rajon, nuk është e mundur të zgjidhet asnjë nga çështjet madhore.

Veprimi i presidentit Trump duke dërguar letër në lidhje me marrëdhëniet Kosovë – Serbi, duhet të shihet në një kontekst më të gjerë ose më saktë, në dritën e tërheqjes së forcave amerikane nga Siria për çka është rënë dakord me Rusinë, thotë Zijad Beqiroviq, nga Instituti për Lindje të Mesme dhe Studime Ballkanike në Lubjanë.

Letra që e dërgoi Trumpi është gjithashtu një hap i ndërmarrë së bashku me autoritetet ruse, vlerëson Beqiroviq duke theksuar se ekziston një linjë e politikës që e mban Trumpi karshi Kosovës dhe një tjetër që e mbajnë institucionet tjera amerikane.

I pyetur nëse po përsëriten skenarët e viteve ‘90, ai thotë:

“Ngjashmëri sigurisht se ka, por ekziston një moment tjetër dhe kjo është mbijetesa politike e Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, të cilët po tentojnë që çështja të mos zgjidhet dhe kjo të vijë përsëri edhe në mandatin ri të Komisionit Evropian, institucioneve të reja evropiane, dhe sërish të kthehet nga fillimi”.

“Megjithatë, pa praninë e fortë të Shteteve të Bashkuara në rajon, dhe kjo është një praktikë e njohur tashmë, thjesht nuk është e mundur të zgjidhet ndonjë çështje e rëndësishme. Në fund të fundit çfarë do të thotë SHBA-ja për vetë Evropën, është treguar në vetë Evropën e pasluftës së Dytë Botërore. Në një mënyrë ata kanë qenë sponsorizuesit për krijimin e një Bashkimi Evropian çfarë është sot”.

Analisti nga Kosova, Ramush Tahiri, kujton gjithashtu se SHBA-ja është e përfshirë në politikën botërore që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se parimi i vetëvendosjes është promovuar nga presidenti amerikan Woodrow Wilson.

Si faktor kyç në politikën botërore gjatë dekadave, si dhe në vitet 1990 në Ballkan, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë këtë rol, duke përfshirë edhe procesin aktual të Brukselit, shton Tahiri.

“Deri në një zgjidhje përfundimtare duket se nuk mund të arrihet pa Shtetet e Bashkuara, dhe në veçanti delegacioni i Kosovës nuk shkon në këto bisedime pa konsultime është përgatitje me misionin amerikan, qoftë ai në Evropë apo në Kosovë ose drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit”, thotë Tahiri.

Përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në procesin negociator e përkrahë edhe Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, i cili në postimin e diplomatit gjerman Ishinger, ka shkruar:

“Përderisa kjo është vetëm pyetje evropiane, serbëve dhe shqiptarëve do t’iu duhen 1000 vjet të presin që BE-ja të arrijë deri te konsensusi për jetët tona dhe ardhmërinë tonë. Tingëllon keq, apo jo?”, ka shkruar Simiq. REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 37 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 2 orësh

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.