Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merkel në Athinë, Tsipras: Vini në një Greqi krejtësisht tjetër

Aktualitet E premte, 17 Shtator 2021 23:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelarja Angela Merkel, ndryshe nga vizita e vitit 2014, u prit kësaj here me shumë mirënjohje në Athinë. Tsipras dhe Merkel bëjnë bilancin e një marrëdhënie të trazuar e jo pa konflikte në katër vitet e fundit.

Bllokime të përkohshme të policisë dhe një demonstratë me ndoshta 200 pjesëmarrës, kaq, më shumë nuk mund të përmendet për situatën e sigurisë gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Athinë të enjten e të premten (10-11.01.). Një program kontrastues krahasuar me vizitën e saj në vitin 2014. Angela Merkel u prit atëherë me protesta të zemëruara dhe parulla armiqësore. Kësaj here ajo pritet shumë miqësisht. “Gjermania dhe ju personalisht e keni mbështetur Greqinë në forma të ndryshme, që të dalë nga gjendja e rëndë e programeve të ndihmës”, deklaroi presidenti grek, Propokopis Pavlopoulos, pas takimit me Merkel të premten.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Theksohen të përbashkëtat

Edhe kryeministri Tsipras nuk i kurseu falënderimet për Merkelin. Megjithë dallimet ideologjike në nivelin politik mes tyre, ia kemi arritur që të menaxhojmë sfidat e krizës dhe të tejkalojmë stereotipet që ekzistojnë mes dy vendeve, tha kryeministri grek. “Ajo që kishte përparësi”, tha Tsipras, “ishte shpëtimi i Greqisë dhe në një farë mënyre edhe i Europës, sepse kriza greke ishte edhe një krizë europiane.” Tsipras siguroi se misioni doli me sukses. “Sot ju vini në një Greqi tërësisht tjetër, që ka rritje ekonomike.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe kancelarja Merkel lëvdoi përpjekjet e Greqisë që “ka kaluar përmes një kohe shumë shumë të vështirë”. Përpjekjet ia vlejtën, vendi po kthehet në rrugën e rritjes ekonomike, papunësia është ulur dhe ajo është optimiste se Greqia do t’ia dalë, të sigurojë vetë fonde në tregjet financiare. Megjithatë theksoi, se Greqia nuk ka arritur në fund të rrugës së reformave.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 2 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh

Merkel viziton shkollen gjermane, Athine

Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj vizite ishte Europa. Dy tema u vunë në qendër: çështja e refugjatëve dhe zgjedhjet europiane. Kancelarja Merkel mori shumë mirënjohje nga Athina për qëndrimin e saj në krizën e refugjatëve. Në Athinë, pati vetëm falënderime, që Merkel i la kufijtë gjermanë të hapur në vitin 2015, ndryshe Greqia do të kishte pësuar kolaps. Po ashtu u vlerësua angazhimi i saj për arritjen e marrëveshjes me Turqinë, dhe këmbëngulja e saj për një politikë europiane të azilit.
Si kancelarja Merkel ashtu edhe kryeministri Tsipras theksuan rrezikun e lëvizjeve populiste dhe nacionaliste në Europë, gjithnjë në rritje. Ata ishin të një mendimi, se në BE në të ardhmen do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dy kampe: ai proeuropian dhe antieuropian. Proeuropianët duhet të punojnë së bashku. Manfred Weber, kandidati i partive popullore europiane për president të Komisionit Europian e përmblodhi së fundmi këtë problmeatikë në Berlin, kur tha, se forcat konservatore, socialdemokrate, të majtët dhe liberalët proeuropianë duhet të punojnë në të ardhmen së bashku.

Emri i Maqedonisë
Me fjalë të qarta kancelarja Merkel mbështeti ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Me këtë mund të zgjidhet grindja e gjatë për çështjen e emrit me Greqinë. Kjo është një gjë e mirë për Shkupin, për Athinën dhe për BE. Anëtarësimi i vendit me emrin Maqedoni e Veriut kontribuon në stabilizimin e Ballkanit. Por për rëndësinë e marrëveshjes, ajo nuk mundi të bindë, kreun e opozitës dhe partisë simotër konservatore të Merkelit, Kyriakos Mitsotakis. Ai këmbënguli në refuzimin e marrëveshjes, e këtë nuk e ndryshuan as bisedimet me kancelaren Merkel të premten.

Çështja e dëmshpërblimeve të luftës u trajtua pa tension nga palët. Kryeministri grek e preku këtë temë, po ashtu edhe presidenti Pavlopoulos, duke të lënë përshtypjen, se kjo është më shumë pjesë e programit. Pavlopoulos deklaroi se pretendimet greke janë „ligjërisht në fuqi dhe juridikisht të kërkueshme”, dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet para një gjykate ndërkombëtare. Por për qeverinë gjermane ky kapitull është mbyllur si nga ana juridike ashtu edhe politike. Merkel nuk e përdori këtë formulë të njohur tashmë, por tha se „ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë historike. Ne e dimë se sa dhimbje kemi sjellë si Gjermani e kohës së nacionalsocializmit.” Prandaj „duam të bëjmë gjithçka që të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë dhe të mbështesim dyanshëm njëri-tjetrin.” Më shumë se kaq sensibilitet në deklarata politike nuk mund të ketë./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 19 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 49 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.