Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Politika në Ballkan është satirë reale”

Rajoni E premte, 21 Maj 2021 02:29
“Politika në Ballkan është satirë reale”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjermanët dinë pak për Ballkanin, mediat përhapin shpesh steriotipe për rajonin. Gazetarët Danijel Majiç dhe Krsto Lazareviç luftojnë kundër paragjykimeve – me një podcast.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deutsche Welle: Përse një Podcast për Ballkanin në Gjermani? A i intereson kjo ndokujt?

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 19 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Krsto: Jo. Në Gjermani nuk është i madh interesi për temat e Ballkanit. Danijeli dhe unë vazhdimisht kemi shkëmbyer tema. Miqtë tanë janë nervozuar prej kësaj, ndaj ne vendosëm të nisim një podcast dhe të bezidisim vetëm ata njerëz, që vërtetë duan t‘i dëgjojnë pallavrat tona për Ballkanin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Danijel: Konsumatori mesatar gjerman i medias, nëse ndonjëherë mëson diçka për Ballkanin kjo vetëm përmes pseudodokumentarëve si ai në RTL II për familjet me probleme sociale, njerëz kaotikë dhe që grinden. Ky është mentaliteti i tyre, pra Ballkan hesapi. Një imazh i tillë paraqitet vazhdimisht në mediat gjermane.

Cilat tema trajtohen dhe ku fokusoheni ju, më shumë tek informacioni apo tek satira?

Danijel: Si të them, koncepti i podcastit është parimisht serioz. Lidhur me Ballkanin fillimisht të duhet të shpjegosh shumë. Në fakt ne pa qëllim bëjmë për të qeshur.

Krsto: Ne përpiqemi të përcjellim informacionin jo si satirikë, por politika në Ballkan është në fakt një satirë reale. Humori të ndihmon, që t’i durosh të gjitha. Vërtetë ne bëjmë shumë humor, por në thelb ne e kemi seriozisht. Ne përpiqemi të publikojmë një edicion në muaj. Temat janë shpesh të vetëkuptueshme. Në edicionin aktual bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Ndonjëherë në trajtojmë edhe tema, që kanë të bëjnë me të gjithë rajonin. Për ne ishte e rëndësishme të tërheqim vëmendjen për situatën e homoseksualëve dhe personave travesti në Ballkan.

Çfarë dinë gjermanët për Ballkanin?

Krsto: Njerëzit nga ish-Jugosllavia përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të migrantëve në Gjermani, megjithatë gjermanët nuk dinë pothuajse asgjë për ta. Nga njëra anë kjo është një shenjë për një integrim të suksesshëm, por nga ana tjetër do të dëshirohej më shumë interesim. Në mjediset e bashkësisë kroate në Gjermani u shfaq filmi që relativizon Shoah-në- Për këtë nuk u interesua askush. E imagjinoni çfarë do të ishte bërë nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë xhami të shoqatës së migrantëve turq Ditib. Atëherë indinjata do të kishe qenë e madhe.

Danijel: Ka edhe shumë shembuj. Si aktivitetet e grupimeve të katolikëve fundamentalistë në Gjermani. E këta janë vetëm kroatët! Dhe vetëm në Gjermani. Por njohuritë për atë që ndodh në Ballkan, nuk tërheqin vëmendjen as të publikut dhe as të redaksive të mediave. Në Gjermani ka shumë paragjykime për Ballkanin dhe banorët e tij. Çfarë ju indinjon dhe çfarë ju pëlqen?

Krsto: Mua më indinjon fakti, që Ballkani Perëndimor gjithmonë asociohet me luftën. Redaktorët vazhdimisht më pyesin, nëse së shpejti në njërin ato tjetrin vend do tëketë luftë. Në rast se në titull thuhet, se kërcënon një luftë e re në Ballkan, atëherë artikujt lexohen dhe klikohen më shumë. Këto artikuj në fakt shpesh herë as që kanë të bëjnë me realitetin dhe janë jo të hulumtuara mirë. Në të tilla artikuj konfirmohet imazhi që kanë redaktorët apo lexuesit për këtë rajon.

Danijel: Të indjon mungesa e interesit. Rajoni është vetëm një orë me avion larg Frankfurtit, dy shtete pasuese të ish-Jugosllavisë janë sot anëtare të BE-së. Megjithatë bëhet sikur kemi të bëjmë me rajone ekzotike, problemet e të cilave nuk kanë të bëjnë me ato të Europës Perëndimore.

Përse ndodh kështu?

Krsto: Në redaksi mungojnë personat, që mund ta shpjegojnë rajonin. Agjencitë e mëdha, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi shkruanin, se „kandidati pro-europian” ka fituar. Këtë e citojnë pa asnjë sy kritik shumë media. E kjo në një kohë që Aleksandar Vuqiç po bëhet gjithnjë e më autoritar dhe po kontrollon mediat, drejtësinë e është duke instaluar përkrahësit e partisë së tij në të gjitha postet relevante publike. Nëse kjo mund të quhet „pro-europiane”, atëherë kjo fjalë e ka humbur kuptimin.

Danijel Majiç punon si gazetar ndër të tjera edhe për gazetën Frankfurter Rundschau.

Krsto Lazarević jeton në Beograd dhe punon për mediat ë ndryshme gjermanofone si për gazetën “Die Welt”, “TagesWoche” dhe “Wirtschaftsblatt”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.