Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prokurorja e hekurt shqiptare e Maqedonisë

Rajoni E martë, 20 Prill 2021 15:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas shpalljes së dy lëndëve më të rëndësishme “Titanik” dhe “Tortura” kundër funksionarëve të lartë shtetëror nga prokurorja shqiptare në ekipin e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë, Fatime Fetai, tani gjithkush pyetet për biografinë e saj. Portali ‘tesheshi.com na njeh përmes këtij shkrimi me biografinë dhe mënyrën se si Fatime Fetai vetëm brenda një periudhe të shkurtër kohore u bë e njohur për opinionin e gjërë në Maqedoni dhe ankth për politikanët e korruptuar.

Fatime Fetai është relativisht e re në moshë, rreth 32 vjeç dhe vjen nga fshati Negotinë të Gostivarit, ndërsa e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale. Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si prokurore në Prokurorinë Themelore në Shkup. Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Brenda 1 muaj e gjysmë Prokuroria Speciale e Maqedonisë në krye me prokuroren Katica Janeva ka mbajtur dy konferenca për media ku ka shpallur 2 lëndë hetimi për funksionarët e lartë shtetërorë në Maqedoni. Por nuk dihet nëse rrastësisht, qëllimisht, apo se ka aftësi më të mëdha komunikimi dhe interpretimi nga të tjerët, Prokurorja Speciale Katica Janeva ka përzgjedhur nga ekipi saj “çuditërisht” prokuroren shqiptare Fatime Fetai që t’i drejtohet mediave duke paraqitur lëndët “Titanik” dhe “Tortura”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

23 Tetor 2026, 07:35
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Kështu sot për Fatime Fetai thuhet të jetë shndërruar në ankth për politikanët në Maqedoni. Me stilin e saj simpatik, pak edhe tallës por me shumë ironi, ajo ka publikuar funksionarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale kishte përgatitur paditë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në lëndën e parë të quajtur “Titanik” Fetai ka akuzuar me padi 9 persona për mashtrime gjatë procesit të zgjedhjeve dhe kriminalizimin e tyre, në mesin e tyre ishin edhe ish-ministrja e punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, ish-sekretari gjeneral i qeverisë VMRO-BDI, Kirill Bozhinovski, kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko, si dhe anëtarë të KSHZ-së dhe persona të tjerë. Me urdhër të Prokurorisë Speciale ata janë marrë në pyetje nga Gjykata Penale në Shkup.

Mirëpo Gjykata Penale e politizuar ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë speciale për paraburgim, duke i lënë të mbrohen në liri. Dhe dje, sërish ka qenë prokurorja shqiptare, Fatime Fetai, ajo e cila në një konferencë për media ka paraqitur akuzat me padi për shtatë persona për lëndën e re të quajtur “Tortura”. Ajo kësaj rradhe ka goditur njeriun më të afërt të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, ish shefen e Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov. Ndryshe, lënda “Tortura” ka të bëjë me urdhrin me të cilin Mijallkov dëgjohej në përgjimet e liderit të partisë opozitare, Zoran Zaev, se si urdhëron policët “Alfa” që gjatë arrestimit të ishministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovskit të shkaktojnë edhe dëm shpirtëror ndaj tij. Fetai nuk ka mundur të përmbahet dhe në këtë formë ka cituar edhe disa fraza që janë përdorur gjatë arrestimit të Boshkovskit: “Shtrine në tokë”, “Në tokë të arrestohet”, “Shefi na tha se 8 vite burg do të fitosh” etj.

E veçanta tjetër e Fatime Fetait? A pajtohet Fatime Fetai me Ali Ahmetin, se gjuha shqipe është zyrtare? Për dallim nga hera e parë prokurorja Fatime Fetai në paraqitjen e saj të dytë në fillim të konferencës u drejtua në gjuhën shqipe. Por më pas tha se kjo Prokurori punon në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit, të cilat i imponojnë asaj të drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase. “Pas 45 ditë nga konferenca e parë për shtyp e kësaj prokurorie, përsëri e kam nderin që para jush të prezantoj edhe një segment nga puna e Prokurorisë në zbardhjen e veprimeve të dënueshme për të cilat ajo është themeluar. Këtë pjesë e thashë edhe në gjuhën shqipe ngase zëri për drejtësi që e lëshon kjo Prokurori të jetë i kapshëm edhe për qytetarët e nacionalitetit shqiptarë. Por kjo Prokurori do të respektojë në tërësi Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet e saj. Paraqitja ime para jush do të jetë në gjuhën në të cilën zyrtarisht udhëhiqet procedura penale, në gjuhën dhe literaturën maqedonase”, ka thënë prokuroja Fetai.

Me këtë, Fetai padashur ka kundërshtuar kreun e partisë shqiptare në pushtet BDI-së, Ali Ahmetin, i cili vazhdimisht pretendon se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni. Portali tesheshi.com më poshtë ua sjell një deklaratë të Ali Ahmetit në vitin 2012, dedikuar zbatimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, paralelisht me atë maqedonase. “Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet..Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në vitin 2012

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 11 minutash

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 24 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 52 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 52 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.