Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria e re, Ali Ahmeti më afër Nikolla Gruevskit

Aktualitet E hënë, 10 Maj 2021 15:22
Qeveria e re, Ali Ahmeti më afër Nikolla Gruevskit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia e Ali Ahmetit duket se po përgatit terrenin për të krijuar koalicion të ri qeveritar me partnerin e deritanishëm Nikolla Gruevskin. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani nga Uashingtoni ka thënë se gjatë formimit të qeverisë së re duhet të respektohet parimi “fituesi me fituesin” që nënkupton  se kabineti i ri qeveritar duhet të krijohet nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe atë shqiptarë, e që në këtë rast janë VMRO-ja dhe BDI-ja. Zëdhënësi i integristëve këtë qëndrim për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 dhjetori e ka shpalosur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ku ka akuzuar mediat se po ushtrojnë presion që ky parim të mos respektohet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në të kaluarën Maqedonia ka ekzistuar si e mirëqenë vetëm duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare. Një prej atyre është marrëveshja e quajtur Marrëveshja e Majit të vitit 2007, ku thuhet se fituesi i komuniteti shqiptar përzgjedh partnerin fitues të komuniteti maqedonas. Respektimi i këtij parimi është shumë i rëndësishëm për ruajtur rëndësinë që ka komuniteti shqiptarë dhe për të ruajtur logjikën që kanë zgjedhjet tek vet shqiptarët” –  tha zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 6 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 7 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 7 orësh

Parimi që partitë fituese në bllokun maqedonas dhe atë shqiptarë të krijojnë qeverinë e Maqedonisë doli nga marrëveshja e Majit e vitit 2007 që u arrit me ndërmjetësimin e amerikanëve, pasi në vitin 2006 Gruevski mori në qeveri PDSH-në, e cila kishte humbur zgjedhjet tek shqiptarët. Megjithatë nga kjo marrëveshje me pesë pika është respektuar vetëm parimi që parashikon se kush duhet të formojë qeverinë ndërsa janë anashkaluar përcaktimet tjera që kishin të bëjnë me zgjidhjen e statusit të UCK-së dhe zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe. Analistët thonë se po të ishte respektuar dokumenti politik i vitit 2007 nuk do të kishte nevojë që partitë shqiptare dhjetë vite pas të hartojnë një platformë të përbashkët dhe ende të flasin për këto çështje të pazgjidhura. Madje analistët kanë kontestuar edhe legjitimitetin e BDI-së tek shqiptarët, pasi thonë se opozita shqiptare në zgjedhjet e fundit ka fituar shumë më tepër vota se partia e Ahmetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nëse flasim për parimin fituesit me fituesin, atëherë problemi më i madh që na paraqitet është se fituesi nga pala maqedonase në këtë rast VMRO-ja, nga viti 2006 deri në vitin 2016, nuk i ka respektu këto platforma të partive politike shqiptare dhe ka shkel mbi këto platforma. Derisa shqiptarët sot krijuan një platformë me disa pika, tregon që deri tash nuk është realizuar asnjë pikë nga këto.Mendoj se parimi fituesi me fituesin është thy, për shkak se nuk janë respektuar të drejtat e shqiptarëve dhe realizimin e platformës së shqiptarëve” –  deklaroi analisti, Arsim Sinani.

Ndërmjetësuesja e marrëveshjeje së Majit zv/ndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit Rosemari Dikarlo vetëm disa muaj pas firmosje së dokumentit, kishte folur për moszbatimin e këtij dokumenti në praktikë. Ajo, gjatë një konference të përbashkët me ish kryeministrin Gruevski në vitin 2007 kishte thënë se ka ngelë shumë punë për plotësimin e marrëveshjes së Majit.

Por shumë punë mbeten për tu bërë që Maqedonia të fitojë ftesën për anëtarësim në NATO dhe aleatët dëshirojnë të shohim bashkëpunim më të ngushtë mes Qeverisë dhe opozitë si dhe progres në disa aspekte si në implementimin e Marrëveshjes së 29 majit, progres në krijimin e Këshillit Gjyqësor dhe reformave në gjyqësor. Koha është ë shkurtër, por më dëshirën e drejtë politikë kjo mund të arrihet – është shprehur Rosemari Dikarlo, zv/ndihmësja e sekretarit amerikane e shtetit.

Edhe në një kabllogram të ambasadës amerikanë në Shkup nga viti 2007 e që Uikiliks e publikoi në shtator të vitit të kaluar thuhet se edhe përkundër faktit që VMRO dhe BDI pas marrëveshjes së Majit, formuan edhe grupe pune për zbatimin e saj në praktikë, çështja e gjuhës shqipe dhe statusi i luftëtarëve të UÇK-së mbeti pa zgjidhje.  Pavarësisht se edhe pas një dekade këto çështje të rëndësishme për shqiptarët nuk janë zgjidhur, BDI tani kërkon të respektohet parimi ‘fituesi me fituesin’ për ti hapur rrugë edhe një koalicioni të ri me Gruevskin./INA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.