Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i ”Freedom House” për lirinë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

Rajoni E enjte, 9 Mars 2023 08:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë. Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile.

Raporti i publikuar më 9 mars vë në dukje se përmirësimet më të mëdha gjatë vitit 2022 janë bërë në Kolumbi, e cila vlerësohet me +6 pikë. Pas saj renditet Sllovenia me +5 pikë, pasojnë Kosova, Kenia dhe San Marino me nga +4 pikë. Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Freedom House vlerësoi 210 vende dhe territore në gjithë botën, prej të cilave 84 vende janë të lira, ashtu si edhe një territor, 54 vende dhe katër territore janë pjesërisht të lira dhe 57 vende dhe 10 territore janë jo të lira. Burkina Faso, me dy grushtshtete në vitin 2022, pësoi rënien më të madhe të pikëve. Ajo humbi 23 pikë në shkallën 100-pikëshe të raportit, e ndjekur nga Ukraina, e cila humbi 11 pikë si rezultat i pushtimit rus.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rënie pësuan edhe Tunizia, Nikaragua, Guinea, El Salvadori, Hungaria dhe Rusia.
“Hendeku midis numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme në vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë në 17 vjetët e fundit”, thuhet në raport.

Mund t'ju interesojë

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme...

Para 17 orësh
Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjet...

Para 21 orësh
Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

9 Nëntor 2026, 17:01

Përmirësime bënë 34 vende, ndërsa rënie shënuan 35. Sipas raportit, përmirësimet, mes tjerash, u nxitën nga zgjedhjet më konkurruese, si dhe nga heqja e kufizimeve që lidheshin me pandeminë e koronavirusit dhe që ndikuan në mënyrë joproporcionale lirinë e grumbullimit dhe lirinë e lëvizjes. Pengesat më serioze për lirinë dhe demokracinë, sipas raportit, ishin rezultat i luftërave, grushtshteteve dhe sulmeve ndaj institucioneve demokratike nga pushtetarët joliberalë.

“Regjimi autoritar i Rusisë nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, në përpjekje për të shuar përparimin demokratik të atij vendi, të arritur me vështirësi”, thuhet në raport.
Sipas tij, “grushtshtetet dhe përpjekjet e tjera për t’i minuar qeveritë përfaqësuese, destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin”.

Freedom House kujton se regjimi taliban i Afganistanit i ndaloi vajzat të arsimoheshin, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe humanitare. “Qeveritë dhe fuqitë okupuese përdorën dhunë dhe mjete të tjera për të shkatërruar kulturat dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të popullsive në 21 vende dhe territore, përfshirë Ukrainën, Etiopinë dhe Mianmarin”, thekson raporti i organizatës me seli në Nju Jork.

Aty thuhet se viti 2022 solli pak a shumë të njëjtën gjë në lidhje me lirinë e mediave, e cila u vu nën presion në së paku 157 vende dhe territore. Liria e shprehjes personale, sipas raportit, pësoi gjithashtu, për shkak të shkeljeve të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimeve. Megjithatë, bota është dukshëm më e lirë sot sesa ishte 50 vjet më parë, thekson Freedom House.

Në vitin 1973, kujton organizata, 44 nga 148 vende u vlerësuan si të lira. Sot, sipas saj, 84 nga 195 vende e kanë atë status, plus një territor. “Protestat e vazhdueshme kundër represionit në Iran, Kubë, Kinë dhe vende të tjera autoritare sugjerojnë se dëshira e njerëzve për liri është e guximshme dhe se asnjë pengesë nuk duhet të konsiderohet si e përhershme”, thuhet në raport. Nga 57 vendet që u cilësuan si jo të lira, në fund të listës janë: Sudani Jugor, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koreja e Veriut. /Rel/

Etiketat e lidhura

Kosoveliria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 2 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 19 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 20 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 27 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.