Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Referendumi në Maqedon. Fjalor fyes ndaj shqiptarëve

Politikë E martë, 7 Shtator 2021 15:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emri i Maqedonisë pritet që të vendoset pas referendumit të 30 shtatorit, i cili do të mbahet për pranimin ose jo të Marrëveshjes me Greqinë.

Polemikat që po zhvillohet në shënjestër kanë edhe shqiptarët, të cilët nga kundërshtarët e referendumit shihen si element destruktiv, apo siç thonë, mbështetës të rrënimit të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase.

Një nga drejtuesit e frontit kundër referendumit, Janko Baçev, ditë më parë tha se referendumi nuk do të ketë sukses, por se Qeveria, partitë shqiptare dhe ambasadori amerikan, sipas tij kanë nisur të frikësojnë popullin se gjoja do të ketë luftë nëse dështon referendumi. Në këtë rast, Baçev për partitë shqiptare, ka përdorur terme fyese.

“Gjithkush e ka të qartë se referendumi nuk do të ketë sukses dhe tani kryeministri Zoran Zaev kërkon alibi për referendumin dhe frikëson popullin, dhe ja siç e shihni ambasadori amerikan (Jess) Baily, partitë shqiptare (siç i është referuar ai me termin ‘shiptariske partii’) kanë filluar të flasin hapur se do të ketë luftë nëse dështon referendumi. Pra, popullin e frikësojnë pasi Qeveria e ka të qartë se referendumi nuk do të ketë sukses”.- tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e tillë ka nxitur reagime të shumta. Nga prokuroria kanë thënë se janë të njoftuar me rastin dhe në rast se konstatojnë se ka përmbajtje fyese, do të ndërmarrin masa konkrete. Nga Qeveria kanë reaguar duke e dënuar aktin, por edhe duke kërkuar që raste të tillë të mos përsëriten.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në historinë demokratike të Maqedonisë nuk ka ndodhur që ndonjë politikan, hapur, përmes televizionit të përdor gjuhë të urrejtjes ndaj një bashkësie të caktuar etnike dhe kjo nuk guxon asnjëherë më të ndodhë. Liderët e partive të tilla, jo vetëm që përhapin ksenofobi, por ata kanë për qëllim të bojkotojnë edhe të ardhmen e Maqedonisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Në Maqedoni në vazhdimësi ka përdorim të gjuhë të urrejtjes, e cila më tepër është pasojë e faktit se institucionet nuk reagojnë ndaj përdoruesve të gjuhës së tillë, që promovon tkurrjeje ndëretnike, ndërfetare, nga eksponent margjinal që nuk kanë ndonjë fuqi të madhe, por që mund të ndikojnë në opinionin publik, thotë Sefer Tahiri, njohës i çështjeve politike dhe profesor në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Gjuhë e tillë urrejtjes është përdorur edhe në tubime tjera të kundërshtarëve të referendumit, si në manifestimet për shënimin e Ditës së 2 gushtit, kryengritjes së Ilindenit kur tifozët e një klubi të futbolli të njohur si “Komitët” brohoritnin parulla si “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Edhe në këtë rast, Prokuroria ka bërë të ditur se po analizon thirrjet e protestuesve, disa prej të cilëve janë marrë në pyetje, por ende pa ndonjë epilog konkret.

Thirrjet e tilla që konsiderohen si nxitëse dhe raciste vijnë në shprehje gjithmonë në rast të cikleve zgjedhore apo krizave politike, e ndëretnike, e të cilat kanë qenë të shumta që nga pavarësia e Maqedonisë./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 25 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 45 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.