Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Referendumi për emrin, opozita në Maqedoni zbut qëndrimin

Rajoni E mërkurë, 8 Shtator 2021 13:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas një debati maratonë partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE mori vendim përfundimtar për referendumin e 30 shtatorit. Sipas VMRO-DPMNE-s çdo qytetar duhet të vendosë vetë se a do të votojë dhe se si do të votojë në referendumin për emrin më 30 shtator.

Megjithëse VMRO do të zhvillojë fushatë aktive, ajo nuk do t’i udhëzojë qytetarët që të bojkotojnë referendumin, të votojnë pro apo kundër Marrëveshjes së Prespës. “Kjo nuk është çështje vetëm e VMRO-DPMNE-së apo LSDM-së, por e tërë Maqedonisë. Në këtë moment historik,

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

VMRO-ja pas konsultimit me qytetarët për bojkotim apo kundërshtim të referendumit dhe pas konsultimeve me ndërkombëtarët dhe anëtarët e partisë, e ka vlerësuar sërish marrëveshjen si të dëmshme për Maqedoninë, prandaj ne do t’ua lemë qytetarëve që vendimin për referendumin ta marrin në bazë të vlerësimit vetjak. Dëgjoni zemrën tuaj dhe veproni si duhet”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe shtoi: “Në fund Maqedonia do të fitojë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mickoski tha gjithashtu se marrëveshja nuk është e pranueshme për VMRO-DPMNE sepse me të ndryshohet Kushtetuta, identiteti kombëtar dhe shtetëror.

Thaçi: Integrimi i rajonit në NATO dhe BE, synim i përbashkët

Mbështetje për Marrëveshjen i erdhi kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: “Mes Maqedonisë dhe Kosovës nuk ka asnjë çështje të hapur. Maqedonia është shtet mik i Kosovës dhe dy vendet kanë një synim, integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Thaçi gjatë një vizite zyrtare në Shkup.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

“Kosova dëshiron të arrijë marrëveshje me Serbinë në frymën e njëjtë sikur që Maqedonia nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar arriti marrëveshje me Greqinë, ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi shtoi më tej se për Kosovën janë të rëndësishme reformat që po bën Maqedonia me qëllim integrimin e referendum vendit në NATO dhe BE. “Angazhimi për tejkalimin e çështjes së emrit ishte një vendim i drejtë, vendim për të mirën e gjithë qytetarëve dhe jo vendim populist. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë është mirë të votojnë PRO në referendum, pasi do të kontribuojë për një paqe më të madhe në rajon”, tha presidenti i Kosovës.

Intensifikim i bashkëpunimit ekonomik
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, paralajmëroi bashkëpunim më intensiv mes dy vendeve përmes ngritjes së Komitetit të Përbashkët. “Mundësi të reja për rritje të bashkëpunimit po nisin me hapjen e vendkalimit kufitar Bellano-Stançiç dhe nisjen e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë. Lidhja energjetike është prej një rëndësie të veçantë për Maqedoninë. Ne do të iniciojmë nisjen e ndërtimit të linjës së gazsjellësit për Kosovën, tha Zaev i cili gjithashtu premtoi një qëndrim konstruktiv të Maqedonisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës.

“Integrimi në NATO dhe BE është pika jonë e përbashkët. Ky është rezultat i qasjes sonë në këtë proces. Maqedonia përkrah vendimet pozitive për Kosovën, e cila do të kontribuojë për stabilitetin e Kosovës dhe gjithë Ballkanit”, është shprehur kryeministri Zoran Zaev. Ai gjithashtu shtoi se Maqedonia do të mbështesë çdo zgjidhje pozitive të marrëdhënieve Kosovë-Serbi që të përmirësohet mirëqenia e rajonit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 26 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 56 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.