Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbët publikojnë kushtet për të hyrë në qeveri

Rajoni E mërkurë, 2 Qershor 2021 23:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të varet nga plotësimi i kërkesave të këtij subjekti politik, thotë shefi i Zyrës për marrëdhënie me media i Listës Serbe, Igor Simiq.
Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se Lista Serbe, e cila si përfaqësuese e komunitetit serb ka fituar 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës, është e gatshme të bisedojë dhe të bashkëpunojë me të gjitha ato subjekte politike që përfaqësojnë shumicën shqiptare dhe që janë të gatshëm që t’iu qasen problemeve të pazgjidhura të komunitetit serb.

Megjithatë, Simiq thotë se, deri më tash, Lista Serbe nuk ka zhvilluar kurrfarë bisedimesh me subjektet politike parlamentare të shumicës shqiptare, lidhur me mundësitë eventuale të hyrjes në ndonjë koalicion që synon formimin e Qeverisë së re.

“Me aq sa di unë dhe mendoj që jam mjaft i informuar, deri më tash nuk ka pasur as bisedime zyrtare e as jozyrtare. Ne jemi të hapur për bisedime, por ajo që kërkojmë është në tavolinë dhe do të udhëhiqemi vetëm me këtë. Periudha kur përfaqësuesit serbë janë gënjyer në Prishtinë, ka mbaruar. Ne nuk mund të zgjedhim se kush do të jetë në Qeverinë e re, por mund të zgjedhim se a do të jemi në atë Qeveri ose jo”, tha Simiq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai shton se Lista Serbe nuk do t’i vlerësojë partitë politike shqiptare në bazë të asaj se çfarë kanë thënë gjatë fushatës zgjedhore, por marrëdhëniet me to do të varet në bazë të asaj se cila do të jetë qasja e tyre ndaj serbëve dhe përfaqësuesve të tyre. Sipas tij, Listës Serbe nuk i intereson se cili do të jetë numri i ministrive apo vendeve tjera të punës me kompetencë ekzekutive, por vetëm zgjidhjet konkrete që do lehtësonin jetesën e serbëve të Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç thotë Simiq, mbetet kushti kryesor për hyrjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeverinë e re të vendit. Sipas tij, ekzistojnë edhe një numër i madh i kërkesave që dalin nga problemet që kanë serbët e Kosovës, sikurse furnizimi i barnatoreve me barëra dhe mjete mjekësore, sidomos në veri të Kosovës, si dhe furnizimi me tekstet mësimore dhe dokumente të tjera, të cilat siç thotë ai, shpeshherë janë ndaluar në vendkalimet kufitare.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

“Bashkësia e komunave serbe është kurora e të gjitha kërkesave tona, nga të cilat nuk do të tërhiqemi as një milimetër. Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe të ekipit bisedues kanë përsëritur disa herë që kjo është e pashmangshme për çfarëdo marrëveshje. Kjo vlen edhe për ne”.

“Të gjitha vendimet, ne do t’i marrim në marrëveshje me Beogradin dhe nga kjo nuk tërhiqemi. Jemi të gatshëm të bisedojmë, ta ndajmë bashkë përgjegjësinë për vendimet e ndryshme, por nuk jemi të gatshëm që ta rishikojmë çfarëdo marrëveshje që është arritur në Bruksel, sikurse ajo për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, që do të duhej ta përmirësojë jetën e qytetarëve në këtë hapësirë”, tha Simiq.

Kushtetuta e Kosovës ua garanton komuniteteve pakicë përfaqësimin në qeverinë e Kosovës, por Simiq thotë se kjo është një zgjidhje nominale dhe se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb, nuk synon dhe nuk do të hyjë në qeverinë e re me çdo kusht.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.