Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA dhe NATO: Të formohet qeveria e re në Maqedoni

Rajoni E mërkurë, 19 Maj 2021 11:11
SHBA dhe NATO: Të formohet qeveria e re në Maqedoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i SHBA-së dhe zyra e NATO-s në Shkup kanë bërë thirrje për zgjidhjen e shpejtë të krizës institucionale në Maqedoni përmes respektimit të shumicës së reparlamentare dhe formimin e qeverisë së re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në manifestimin me rastin e shënimit të Ditës së NATO-s, ambasadori amerikan, Jess Baily edhe njëherë ka inkurajuar presidentin Gjorge Ivanov që ta zhbllokojë formimin e qeverisë së re, duke thënë se respektimi i parimeve demokratike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës janë rruga e vetme që shpien vendin drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 19 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

“Ju keni Parlament ku mund të diskutohet për të gjitha çështjet. Por, me rëndësi është që të vazhdohet edhe me procesin e formimit të qeverisë… Po presim që vendi t’i përmbush të gjitha kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos. Ka pasur zgjedhje kredibile në dhjetor, Kuvendi ka filluar me punë, shumica parlamentare është formuar dhe mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me parimet demokratike dhe Kushtetutën mos lejimi i procesit të formimi i qeverisë”, ka thënë ambasadori amerikan, Jess Baily, duke shtuar se bllokimi i mëtejmë i formimit të institucioneve do të ketë pasoja mbi vendin dhe qytetarët e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nëse kjo nuk ndodhë, kjo do të thotë se ka ngecje, nuk mund të sillen vendimet, projekte që nuk do të përfundojnë dhe në fund qytetarët duhet të vendosin nëse kjo është ajo që duhet të bëjnë Parlamenti dhe liderët e tyre politikë”, ka theksuar Baily.

Edhe Aleanca Veri Atlantike pret respektimin e shumicës parlamentare. Kreu i zyrës së NATO-s në Shkup, Gorazd Bartol, gjithashtu kërkoi shmangien e retorikës nacionaliste dhe veprimeve që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.

“Të gjithë liderët politik duhet ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e procesit dhe formimin e shpejtë të një qeverie funksionale dhe efektive, e gatshme të zbatojë reformat urgjente prioritare. Aleanca dhe Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu i bënë thirrje të gjitha partive t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet ndëretnike”, ka deklaruar Bartol.

Kriza qeveritare është bllokuar në Kuvend nga VMRO DPMNE-ja e cila përmes ndërhyrjeve procedurale me fjalime ‘maratonë’ të deputetëve të saj, tani e shtatë ditë, po pamundëson zgjedhjen e Talat Xhaferit nga BDI-ja për kryetar të ri të Kuvendit nga radhët e shumicës së re parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Koalicioni i ri pret që pas zgjedhjes së kryeparlamentarit t’i drejtohet edhe njëherë presidentit Gjorge Ivanov për mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër. Por, Ivanov të hënën pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se “nuk do të heq dorë nga vendimi”, për shkak të deklaratës së partive politike shqiptare me të cilën pretendon se rrënohet karakteri unitar i Maqedonisë.

Nga ana tjetër, LSDM-ja ka paralajmëruar masa për zhbllokimin e punimeve të Kuvendit, por pa saktësuar se për çfarë masash bëhet fjalë./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.