Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët e Malit të Zi fitojnë ndarjen administrative të Tuzit nga Podgorica

Rajoni E premte, 7 Maj 2021 01:14
Shqiptarët e Malit të Zi fitojnë ndarjen administrative të Tuzit nga Podgorica
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e Malit të Zi do t’i japë statusin e shumëkërkuar të bashkisë një zone të populluar kryesisht nga shqiptarët, pasi politikanët shqiptarë ndihmuan partinë në pushtet të krijojë një koalicion qeverisës.

Nën një marrëveshje me partinë e ish-kryeministrit Milo Djukanoviç për të siguruar një shumicë në parlament për të formuar një qeveri të re, koalicioni i shqiptarëve etnikë në vend ia ka dalë me sukses të sigurojë disa miratime politike për kërkesa që janë bërë gjatë dhjetë viteve të fundit.

Shqiptarët etnikë do të marrin gjithashtu statusin e bashkisë së pavarur për qytetin e vogël Tuz pranë kryeqytetit Podgoricë, të cilën e kanë kërkuar për shumë kohë dhe që i është premtuar nga koalicioni qeverisës por që nuk u vu kurrë në zbatim.

Qeveria e re i ka thënë partive të shqiptarëve etnikë se do t’i japë statusin e bashkisë për Tuzin jo më vonë se maji i vitit të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, një impiant kripe i falimentuar në qytetin me shumicë shqiptare Ulqin, të cilin qeveria kishte parashikuar ta përdorte për ndërtimin e një resorti me pesë yje, do të fillojë të hapet sërish dhe do të bëhet një zonë e mbrojtur ku do të ndalohet ndërtimi.

Shqiptarët etnikë gjithashtu do të marrin deputetë në parlament nën një ligj të ri elektoral që do të përgatitet për vitin e ardhshëm dhe që do të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në publik sipas dëshirës së tyre.

Marrëveshja u nënshkrua nga Djukanoviç, si lider i partisë qeverisëse të Social Demokratëve dhe një koalicioni të tre partive shqiptare përpara votimit parlamentar për miratimin e kabinetit të ri të hënën.

Partia e Djukanoviç fitoi 36 vende në parlamentin me 81 deputetë në zgjedhjet e 16 tetorit dhe iu desh të formonte një koalicion me partitë minoritare të boshnjakëve, shqiptarëve dhe kroatëve për të siguruar shumicë.

Nik Gjeloshaj, një zyrtar i lartë shqiptar me Alternativën Shqiptare, një nga partitë që nënshkroi marrëveshjen, i tha BIRN se ata “morën çdo garanci të mundshme” se kërkesat do t’i përmbushen.

I pyetur nëse ka besim që Djukanoviç dhe partia e tij do t’i qëndrojnë fjalës për statusin e bashkisë për Tuzin dhe për rihapjen e kripores, Gjeloshaj tha se premtimet e mëparshme ishin bërë në tubime elektorale por tani “është në letër”.

Gjeloshaj tha se deputetët e koalicionit shqiptar, bashkë me kolegët e maxhorancës, do të kërkojnë ndryshime për ligjin e qeverisjes vendore në fillim të sesioneve parlamentare në pranverë që do t’i japë më 31 maj 2017 Tuzit statusin e bashkisë. Ai tha se ndryshimet e ligjit elektoral në vend do t’i japin gjithashtu deputetë në parlament shqiptarëve.

“Përdorimi i lirshëm i simboleve kombëtare shqiptare pa penalitete u kërkua dhe u miratua,” shtoi ai.

Ai tha se partia e Djukanoviç premtoi se më shumë shqiptarë do të punësohen në administratën publike.

Zona e Tuzit e njohur si Malësia, shtrihet nga kufiri me Shqipërinë dhe përbën më shumë se 17 për qind të territorit të Podgoricës. Historikisht ka qenë një bashki e pavarur, por e humbi statusin në 1957.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kërkesa që Tuzi të bëhej sërish një bashki ka qenë një nga çështjet kryesore të shqiptarëve që përbëjnë rreh pesë për qind të popullatës së Malit të Zi. Djukanoviç premtoi se një referendum vendor këshillues mbi statusin e Tuzid do të mbahet përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2012, por kjo nuk ndodhi kurrë, transmeton “Reporter.al”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 8 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.