Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët në SHBA dënojnë dhunën në Maqedoni

Rajoni E shtunë, 22 Maj 2021 05:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizata e vetme e regjistruar si lob shqiptaro-amerikan ne Washington, DC, SHBA, ka reaguar sot për dhunën e ushtruar në Maqedoni. Liga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane u bënë thirrje autoritete në SHBA dhe Bruksel të që marrin masa për normalizimin e situatës dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Deklarata e plotë:

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane fuqishëm dënon dhunimin e Parlamentit të Maqedonisë nga rreth dyqind përkrahës të VMRO-DPMNE-së pasi që Social Demokratët (LSDM) lidhën koalicion me partitë shqiptare dhe zgjodhën Talat Xhaferin në postin e Kryetarit të Parlamentit—duke e bërë kështu atë shqiptarin e parë të zgjedhur në këtë pozitë që kur vendi kishte shpallë pavarësinë nga Jugosllavia më 1991.

Protestuesit që përfaqësonin ish-Kryeministrin Nikola Gruevski dhe partinë e tij VMRO hynë dhunshëm në Parlament më 27 prill, duke rrahur keq liderin social-demokrat Zoran Zaev (mediat ndërkombëtare kanë shfaqur foto të tij të përgjakur në fytyrë dhe kokë) si dhe liderin politik shqiptar Dr. Ziadin Sela, i cili ende është nën trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar. Veprimet e VMRO-së demonstrojnë se sa e paqëndrueshme dhe etnikisht e ndarë është Maqedonia pasi që regjimi i Nikola Gruevskit dështoi të krijoi një koalicion shumice pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016 dhe mandej kundërshtoi përpjekjet e Zoran Zaevit për të krijuar koalicionin me partite shqiptare. Pamjet e ngjarjeve të 27 prillit 2017 na rikujtojnë urrejten etnike që sllavo-maqedonasit, nën drejtimin e Gruevskit, kanë ndaj shqiptarëve që kur VMRO-DMPNE kishte ardhë në pushtet gati dy dekada më parë.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar këtë dhunë dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Maqedonisë që t’i kthehet procesit demokratik. Në deklaratat e përbashkëta nga Brukseli, shefja e politikës së jashtme të BE-së Frederica Mogherini si dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn kanë thenë se “Bashkimi Evropian është i bindur që dialogu politik ndërmjet institucioneve është mënyra e vetme përpara.” Kurse, Ambasada Amerikane në Shkup ka theksuar se do të punojë më Kryetarin e ri të Parlamentit, Talat Xhaferi, për “të përkrahur demokracinë dhe cuar përpara interesat e Maqedonisë.”

Përkundër këtyre deklaratave, Ëashingtoni dhe Brukseli duhet që sa më shpejt të kalojnë përtej retorikës së deshtuar të ruajtjes së stabilitetit pa ndonjë strategji reale për ta bërë atë realitet. Koha ka ardhur për ta bërë demokracinë dhe barazinë ndëretnike një realitet në Maqedoni. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të punojë në këtë drejtim në bashkëpunim të ngushtë më liderët kyc të politikës së jashtme në Kongresin e SHBA-ve nga të dyja taborret kryesore politike, të cilët vazhdimisht kanë demonstruar përkrahjen e tyre për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve, duke përfshirë Kongresistin Ed Royce (R-CA), Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme, Kongresistin Dana Rohrabacher (R-CA), Kryetar i Nënkomitetit për Evrope, Eurazi, dhe Kërcnimet e Reja, Kongresistin Jarrold Nadler (D-NY), Senatorin John Mçain (R-AZ), Kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura, si dhe Senatorin Charles Schumer (D-NY), Lider Minoritar i Senatit të SHBA-ve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka bërë presion në vazhdimësi për një degjim kongresional për korrupsionin politik dhe shkatërrimin ekonomik në Ballkan, veçanërisht për dështimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për të sjellë barazi etnike në Maqedoni. Qeveria e SHBA-ve duhet që përsëri të marrë rol udhëheqës në këtë krizë në zhvillim e sipër para se njerzit iracional të marrin pushtetin me force.a

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.