Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Talat Xhaferi: Gruevski e ka marrë përgjigjen e merituar…

Rajoni E premte, 30 Korrik 2021 01:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se ligji i gjuhëve pritet të hyjë në fuqi dhe se ai përmbyll ligjvënien që buron nga Marrëveshja e Ohrit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Xhaferi thotë se ligji përafron statusin e qytetarëve në kuptim të të drejtave të tyre kolektive në Maqedoni. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Xhaferi foli edhe për këtë dhe për zhvillime të tjera aktuale në Maqedoni.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë thotë se në kontekstin e ligjvënies të gjitha procedurat janë përmbyllur për ligjin e gjuhëve dhe ligji i miratuar duhet të zbatohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa paralajmërimin e presidentit Ivanov për të mos e dekretuar ligjin, e vlerëson si moszbatim të detyrimit kushtetues dhe çështje të përgjegjësisë së presidentit.

“Unë nuk dua të komentoj çështjet e përgjegjësisë për faktin që kushtetuta nuk lë hapësirë alternative për të zgjedhur se a do ta nëshkruajë ose jo ligjin.

Ai është i obiguar konform nentit 75 të kushtetutës. Për momentin, unë jam duke pritur kohën e paraparë me kushteutë dhe ligjet përcjellëse; Nëse në rastin e parë afati është shtatë ditor, me analogji edhe në këtë rast duhet të ketë atë përkufizim, për faktin që është detyrim dhe detyrimi nuk ka afat dhe kushtetuta nuk parasheh afate për zbatimin e saj.

D.m.th. është obligim i prerë i tij. Në këtë drejtim, janë çështje të zbatimit dhe të ekzekutimit të normave ligjore, që është kompetencë e pushtetit ekzekutiv”, tha ai.

I pyetur lidhur me incidentin e nxitur nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë votimit të ligjit për gjuhët dhe sjelljet e tij të dhunshme, kryetari i parlamentit tha se rregullorja e parlamentit nuk parasheh ndonjë lloj sanksionimi.

“Ligjet tona nuk parashikojnë norma ndëshkuese për sjelljet e deputetëve brenda sallës plenare dhe për këtë arësye mendoj se nuk duhet as të mendohet në atë drejtim, për faktin që deputetët të vetmen përgjegësi që kanë është ajo morale dhe politike dhe përgjegjësia politike shprehet në zgjedhje parlamentare.

Është fotografi e qartë se çfarë ndëshkimi ka marrë vetë Nikolla Gruevski në zgjedhjet parlamentare të 2016-ës dhe në ato lokale të 2017-ës”.

Në lidhje me njoftimet e VMRO-DPMNE-së se do të ngrejë një mocion votëbesimi për zotin Xhaferi për shkak të mënyrës së votimit të ligjit për gjuhët, zoti Xhaferi tha se VMRO-ja ka zgjedhur rrugën mediatike të komunikimit dhe se në parlament nuk ka një material të dorëzuar për këtë çështje.

Sa i përket tubimeve kërcënuese të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së para shtëpive të ligjvënëse të Lidhjes Social Demokrate, zoti Xhaferi theksoi se kjo mënyrë nuk ka të bëjë me të drejtën e protestës apo të shprehjes së pakënaqësisë të caktuar me ligj.

“Në momentin kur ajo e drejtë shndërrohet në dhunë apo cenim të jetës dhe pronës së tjetërkujt, ajo nuk është më protestë dhe nuk është mendim ndryshe. Ajo është akt i dënueshëm dhe për atë kanë përgjegjësi institucionet përkatëse, të cilat duhet ta sigurojnë jetën dhe pronën, jo vetëm të deputetëve por edhe të çdo qytetari në Republikën e Maqedonisë.

Është e patolerushme që në bazë të mendimit ndryshe, dikush të marrë drejtësinë në duart e veta. Këto veprime e rëndojnë edhe më tepër peshën e asaj që nënkupton kryerjen e një vepre të dhunshme”.

Zoti Xhaferi vlerëson se zhvillimet që ndërlidhen me mënyrën e dhunshme të protestave mund të kenë ndikime negative mbi vendimet e Brukselit për fillimin e bisedimeve të Shkupit për anëtarësit në Bashkimin Evropian.

“Ndërkaq, akti i miratimit të ligjit nuk mund të ketë ndikim negativ në vendimet e Komisionit Evropian, në aspektin e progres-raportit që pritet në prill të këtij viti, për faktin që nevoja për ligjin buron nga Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht nga kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe me këtë përmbyllet edhe një çështje e ligjvënies në kuptimin e atij që është përcaktim legjislativ i Marrëveshes së Ohrit.

Dhe, përkundrazi, miratimi i ligjit do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë sepse përafron statusin e qytetarëve në kuptimin e të drejtave kolektive”, shprehet kryetari i Parlamentit të Maqedonisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.