Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ura e Mitrovicës, ura e tensioneve që nga paslufta (VIDEO)

Rajoni E shtunë, 22 Maj 2021 18:23
Ura e Mitrovicës, ura e tensioneve që nga paslufta (VIDEO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, sinonim i qytetit të ndarë, por me nostalgjinë se një ditë do të bashkohet, u shndërrua në simbol të kronologjisë pothuajse të të gjitha ngjarjeve të errëta në këtë qytet, prej pasluftës e deri më sot, shkruan “KosovaPress”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtu protestuan qytetarë, studentë, punëtorë, pensionistë, kundër ndarjes së qytetit, kundër barrikadave, pati tensione ndëretnike, ndërsa nuk munguan as sulmet me armë, duke e shndërruar këtë urë si pikën më të nxehtë në vend.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 17 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Shpesh herë zhvillimet politike në vend, madje edhe ngjarjet sportive ku janë përfshirë përfaqësueset e Shqipërisë, Serbisë, ose edhe vendeve mike të shqiptarëve, kanë reflektuar për pak minuta duke shkaktuar ‘termet’ në qytetin e Mitrovicës, ndërsa pika e tensioneve ishte sërish ura mbi Ibër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ura, tashmë e famshme për faktin se mbi supet e saj mban mbi 1 mijë incidente të ndryshme përgjatë këtyre 18 viteve, ka ndryshuar pamjen disa herë, ndërsa punimet e fundit rreth saj krijuan konfuzion, paqartësi e tensione tek qytetarët e Kosovës dhe kanë ngjallur mosbesim ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Halit Barani, kryetar i KMLDNJ-së në Mitrovicë, kujton 26 qershorit të vitit 1999 kur ushtarët francezë mbyllën urën me gjemborë, duke thënë se ajo nuk u hap më kurrë.

Sipas tij, dikush edhe mund të mendojë se ura është hapur dhe mbyllur herë-herë për qarkullim, por këmbëngulë se ajo është mbyllur në datën e lartpërmendur dhe nuk është hapur më asnjëherë.

Duke bërë një përshkrim të ngjarjeve që nga viti 1999 deri në ditët e sotme të cilat ndodhën tek ura kryesore mbi Ibër, Barani një pjesë të fajit ua hedhë paqeruajtësve ndërkombëtarë, ndërsa revitalizimin e ka quajtur vjedhje parashë dhe krejtësisht të panevojshëm.

Ai nuk sheh bashkim të qytetit, duke thënë se kjo çështje tashmë veç ka përfunduar, por një lëvizje më e shprehur e qytetarëve shqiptarë mund të ndodhë, shumë vite më vonë.

Ai ka kujtuar edhe 22 korrikun e vitit 2011, kur katër kamionët e parë me zhavorr janë zbarkuar në urën e lumit Ibër.

Analisti nga veriu i Mitrovicës, Zhelko Tvrdishiq, theksoi se ura kryesore e Ibrit për fat të keq, prej pasluftës ka qenë simbol i ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve.

Sipas tij, gjithçka është zhvilluar në këtë urë, përveç ngjarjeve të mira.

Ai potencoi se në Kosovë gjithçka është bërë politikë, duke përfshirë këtu urat, lëvizjen e lirë, por edhe vetë jetën e qytetarëve.

Analisti malazez nga veriu, u shpreh i bindur se politikanët nuk mund t’i bashkojnë serbët dhe shqiptarët, dhe sugjeroi që ata duhet vetë të bashkohen duke kuptuar se e ardhmja e tyre është rruga e paqes, prosperitetit dhe integrimit në bashkëjetesë.

Sipas tij, pastaj pason koha e barrikadave të cilat mbinë pothuajse çdo kund në veri të Kosovës, nëpër rrugë, magjistrale dhe në këtë urë.

Ai nuk foli për ndërprerjen e punimeve tek ura dhe vazhdimin e tyre, por duke u shprehur skeptik për përurimin e urës në maj, tha se megjithatë një gjë e tillë do të ndodhë pas disa muajsh.

Në anën tjetër, analisti nga jugu i qytetit të Mitrovicës, Nexhmedin Spahiu, thotë se historia e urës mbi lumin Ibër, është në fakt histori e Kosovës e këtyre 17 viteve.

Ai duke rrëfyer për kronologjinë e ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë qytet pas luftës, me theks ato në urën kryesore mbi Ibër, ka potencuar se cinizmi më i madh rreth urës u bë me marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë bërë këtë marrëveshje meritojnë epitetin e tradhtarit të kombit.

Spahiu arsyetimin për ndërprerjen e punimeve tek cepi verior i urës nga ana e kryetarit Rakiq, me pretekst të mungesës së sigurisë së qytetarëve atje, e quan absurde dhe banale, ndërsa pranon se qeveria vendore nuk ka autoritet në atë pjesë. Ndërsa, për Qeverinë e Kosovës thotë sa nuk ka autoritet për asgjë.

KosovaPress ka dërguar pyetjet në adresë të ministrit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Zyrës së BE-së, në lidhje me vazhdimin e punimeve mbi urë, si dhe përurimin e këtyre punimeve që ishte paraparë më 9 maj në Ditën e Evropës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili më 19 prill pati urdhëruar ndërprerjen e punimeve tek ura, ka qenë jo i qasshëm në telefonin e tij për ditë të tëra.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.