Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VMRO DPMNE dhe BDI drejt krijimit të qeverisë

Rajoni E hënë, 10 Maj 2021 16:22
VMRO DPMNE dhe BDI drejt krijimit të qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy partitë politike në Maqedoni,eve-ja, e cila ka fituar numrin më të madh të mandateve në bllokun politik maqedonas, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në bllokun politik shqiptar, nuk kanë dhënë hollësi për bisedimet që po zhvillojnë për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. Ato as që kanë dhënë sinjale se së shpejti mund të ketë një qeveri të konstituuar ndërmjet tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Do t`ju informojmë sapo të kemi momente të reja”, ka deklaruar për Radion Evropa Lirë zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Zyrtarë nga kjo parti kanë theksuar se brenda kësaj jave, përkatësisht deri më 29 janar, kur mandatari është i obliguar t`i dorëzojë Parlamentit programin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, do të arrijnë t’i harmonizojnë dallimet që kanë këto dy parti rreth ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, si dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se duhet respektuar parimin e formimit të qeverisë me partitë, të cilat kanë dalë fituese në zgjedhje.

Analistët politikë vlerësojnë se në këtë formë, partitë politike synojnë të përgatisin terrenin për formimin e një qeverie të re ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

“Deklarata e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, se është i mundshëm një koalicion mes VMRO DPMNE-së, dëshmon se ky koalicion është i pamundur për shkak se kontesti është te mosrealizimi i kërkesave elementare të shqiptarëve. Ali Ahmeti tani detyrimisht duhet t’u kthehet kërkesave të shqiptarëve që nga themelimi i partisë që e drejton, që nga viti 2002, sepse brenda në parti është evidente se ka deputetë që nuk e përmbajnë idenë e formimit të qeverisë nga Nikolla Gruevski. Ky është dhe realiteti, me të cilin detyrimisht duhet të ballafaqohen këto dy parti dhe Gruevski në fund të javës, do të detyrohet të kthejë mandatin”, thotë për Radion Evropa Lirë, Alajdin Demiri, njohës i çështjeve politike.

Ai thekson se, “nëse dështon Gruevski për të formuar qeverinë, synohet të krijohet opinion që presidenti i shtetit t`ia japë sërish mandatin kësaj partie, VMRO DPMNE-së me një mandatar të ri dhe jo partisë që ka dalë e dyta, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë”.

“Një çështje tjetër do të jetë si do të interpretohet Kushtetuta -kujt dhe si do të t`ia japë presidenti i shtetit mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Ekziston mundësia për t`ia dhënë sërish mandatin VMRO DPMNE-së po me një mandatar tjetër që do të thotë se do të vazhdojë manipulimi”, thekson Demiri.

Nga ana tjetër, Arsim Sinani nga Instituti për Studime Evropiane, për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka bazë as juridike, po aq më pak morale të respektohet parimi i konstituimit të qeverisë nga partitë politike fituese, përderisa VMRO DPMNE-ja nuk e ka respektuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve, të cilat kanë mbetur të hapura më shumë se një dekadë edhe pas miratimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Formimi i qeverisë nga partitë politike nga viti 2008 është bërë vetëm formalisht, sepse shqiptarët kanë hyrë në qeveri, por nuk kanë guxuar ta hapin gojën as për obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, as për zgjidhjen e statusit të ish -pjesëtarëve të UÇK-së, as për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, as për barazinë në aspektin e zhvillimit ekonomik”.

“Pra, për asnjë çështje që është me interes për shqiptarët. Kështu që shqiptarët tani do të duhet ta gjejnë rrugën e vet dhe kjo do të thotë rrugën e realizmit të platformës së hartuar dhe firmosur nga partitë politike shqiptare me kërkesa dhe obligime të qarta”, thotë Sinani.

Ndryshe, parimi që partitë fituese në bllokun maqedonas dhe atë shqiptar, të krijojnë qeverinë e Maqedonisë, doli nga Marrëveshja e majit e vitit 2007, që u arrit me ndërmjetësimin e amerikanëve, pasi në vitin 2006 Nikolla Gruevski qeverinë e konstituoi me Partinë Shqiptare Demokratike, e cila kishte fituar më pak mandate në bllokun politik shqiptar kundrejt Bashkimit Demokratik për Integrim./tvklan.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.