Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë duhet të bëni që operacioni të dalë me sukses

Shëndeti E hënë, 27 Shtator 2021 14:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa aftësia e kirurgut është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e suksesit të ndërhyrjes dhe gjendjes suaj gjatë dhe pas operacionit, veprimet tuaja ndikojnë më shumë nga sa mund të mendoni.

Ja tetë mënyrat që ju ndihmojnë të jeni në formë të mirë para se të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale të publikuara nga QSUT:

Matni gliceminë

Nivelet e larta të sheqerit në gjak gjatë operacionit katërfishojnë riskun e vdekshmërisë gjatë një operacioni në zemër dhe e trefishon rrezikun e infeksionit të plagës. Sipas një studimi të botuar në revistën “Nutrition” një e katërta e pacientëve të cilët kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe pse të pa diagnostikuar më parë me diabet shfaqën nivele të larta të sheqerit në gjak në ditën e operacionit. Nëse keni planifikuar t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje kirurgjikale sigurohuni të kryeni analizën për matjen e glukozës.

Asnjë cigare
Nikotina dhe përbërës të tjerë në tymin e duhanit ngushtojnë enët e vogla të gjakut duke rritur rrezikun e Infarktit të Miokardit gjatë operacionit dhe kufizojnë rrjedhjen e gjakut të nevojshme për shërimin e plagës. Nëse duhanpirësit reshtin së konsumuari duhan qoftë edhe vetëm për një muaj para operacionit, rezultatet janë të ngjashme me personat që nuk kanë pirë kurrë, thotë Varghese. Megjithatë konsumi qoftë edhe i vetëm një cigareje para operacionit mund të çojë në rritjen e presionit arterial dhe reduktimin e oksigjenit në organet vitale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbathni atletet
Pas kryerjes së mijëra operacioneve të ezofagut, kirurgu i kraharorit Mark Oringer i Universitetit të Michiganit arriti në përfundimin se pacientët të cilët nuk kishin përmasa të arsyeshme trupore para ndërhyrjes kirurgjikale shoqëroheshin me rezultate të dobëta postoperatore. Sot ai nuk operon në pacientët e aftë për punë, të cilët nuk mund të ecin një milje. Robert Cima, Drejtori Mjekësor për Kërkimet në Kirurgji pranë Klinikës Mayo, beson: “Kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale është si të vraposh në një maratone – është si të shkosh në luftë. Duhet të jesh i përgatitur për shërimin nga trauma madhore.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kujdes alkoolin
Varësia nga Alkooli mund të shkaktojë vdekjen, gjatë ose pas operacionit, thonë mjekët. Alkoolizimi mund të shkaktojë konvulsione, dëmtime të sistemit nervor, aritmi dhe ndalim të frymëmarrjes (arrest respirator). Konsumimi i moderuar zakonisht nuk është një problem, por mjeku juaj duhet të dijë nëse konsumoni më shumë se një ose dy pije në ditë.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Evitoni përdorimin e suplementeve
Ginkgo biloba, një bar që shumë njerëz e marrin për të rritur kujtesën, mund të shkaktojë gjakderdhje të rrezikshme gjatë operacionit. Ginseng që merret për të përmirësuar sistemin imunitar mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak. Valerian që shpesh merren për çrregullime të gjumit mund të shkaktojë anestezi të rrezikshme. Pra, nevojitet të ndërprisni përdorimin e të gjitha suplementeve bimore dy javë para operacionit, dhe të informoni mjekun tuaj mbi çfarë jeni duke përdorur.

Gërhitja gjatë gjumit
Pacientët me apne të gjumit kanë më shumë mundësi të shfaqin probleme të frymëmarrjes gjatë operacionit. Ky shqetësim është tejet i përhapur. Një studim i publikuar në Sleep Medicine gjeti se mbi 80 përqind e pacientëve të cilët i nënshtrohen kirurgjisë me rrezik të lartë për apne të gjumit janë të pa diagnostikuar para operacionit. Nëse ju gërhisni shpesh ose ndiheni të lodhur gjatë ditës, bëni me dije mjekun tuaj. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale mjeku mund të shmangë dhënien e lëndëve narkotike të cilat mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes.

Bëni kujdes me mjekimin që merrni
Holluesit e gjakut mund të shkaktojnë probleme të gjakderdhjes (humbjes së gjakut) gjatë operacionit. Nga ana tjetër, ndërprerja e marrjes së disa medikamenteve mund të jetë njëlloj e rrezikshme. Për shembull ndalimi i papritur i beta-bllokuesëve trefishon rrezikun e një ataku kardiak pas operacionit. Para operacionit, sigurohuni që mjeku juaj të dijë se cilat barna përdorni.

Konsumoni pije ushqyese (lëngje frutash dhe perimesh)
Përqindja e pacientëve të cilët konsiderohen të kequshqyer ndërsa nevojitet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale është e konsiderueshme. Kjo gjendje rrit ndjeshëm riskun për komplikacione që mund të përshkallëzohen më tej. Konsumimi i pijeve ushqyese për katër apo pesë ditë para operacionit mund të përgjysmojë këtë rrezik.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 12 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.