Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dehidrimi – këshillë parandaluese

Shëndeti E hënë, 5 Gusht 2019 08:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qëndrimi në diell për orë të tëra mund të shkaktojë probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla, kjo për faktin se organizmi i tyre mund të dehidrohet, duke humbur sasi të shumta lëngjesh.

Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Zakonisht ndodh që çdo ditë në kushte normale trupi ynë humbet sasi të caktuara uji nëpërmjet proceseve të ndryshme, siç mund të jenë urinimi, djersitja e të tjera.

Pavarësisht kësaj, duhet treguar kujdes gjatë kësaj stine, pasi nëse humbjet janë tepër të mëdha e nuk zëvendësohen shpejt, atëherë organizmi ekspozohet ndaj shfaqjes së komplikimeve shëndetësore, të cilat kërkojnë ndërhyrje të shpejtë mjekësore.

Kur humbjet e lëngjeve në organizëm janë në sasi të larta, shkaktohet dehidrimi, ku më problematike kjo shfaqet te moshat e vogla. Ndërkohë situata mund të bëhet edhe më e rëndë, nëse tani gjatë sezonit të plazhit nuk tregohet kujdes edhe me mbajtjen e kushteve të duhura higjienike, sidomos gjatë gatimit apo konsumimit të produkteve ushqimore. Pasi edhe këto bëhen shkak për kontaminim me sëmundje të tjera të natyrës bakteriale.

Një ndër shkaqet kryesore të dërgimit të organizmit drejt dehidrimit janë temperaturat e larta dhe qëndrimi në diell për një kohë të gjatë, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në tharjen e organizmit nga sasia e duhur e lëngjeve që duhet të ketë në kushte normale. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidrimit është tharja e organizmit. Kështu, në pjesën më të madhe të rasteve pacientët shfaqen me tharje të gojës e deri në shfaqjen e dobësive të forta trupore. Në pjesën më të madhe ndodh që lëkura të bëhet më e thatë dhe e rrudhur, sidomos lëkura e barkut, duarve dhe këmbëve. Njëkohësisht shfaqet dhe plogështia te fëmijët, të cilët gjithnjë e më shumë paraqesin vështirësi edhe në të ecur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu karakteristikat e dehidrimit dallohen edhe gjatë procesit të urinimit, ku fëmijët dalin shumë rrallë duke shfaqur vështirësi në rritje gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj. Moshat e vogla, siç janë bebet, pjesa e butë te koka e tyre futet përbrenda ose rrafshohet.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Simptoma të tjera janë edhe gropëzimet në sy, duke shfaqur në çdo çast lodhje dhe gjendje si të përgjumur.

Menjëherë sapo të shfaqen simptomat e para të dehidrimit të fëmijës është i nevojshëm trajtimi përkatës. Para se të arrihet në rëndimin e gjendjes apo shenjave, është e nevojshme që të bëhet zëvendësimi i lëngjeve të humbura në kohë të shpejtë dhe mundësisht në sasi më të mëdha sesa ato që janë humbur.

Në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Gjithashtu mund të themi se dehidrimi trajtohet në varësi të moshës së fëmijëve. Për të zëvendësuar humbjet mund të jepen edhe barnat përkatëse të tretjeve për rehidrim. Megjithëse duhet thënë se diagnostikimet apo kurat janë në varësi të komplikimeve dhe veçorive individuale të shëndetit të fëmijës.

Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve të sheqerosura apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura. Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.

Kalimi i organizmit në gjendjen e dehidrimit mund të jetë i formave të ndryshme, duke filluar nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat. Këto të fundit ndikojnë në shfaqjen e komplikacioneve serioze te fëmijët, në rast se nuk u jepet trajtimi i duhur mjekësor.

Të gjitha grup-moshat mund të rrezikohen nga këto ndërlikime. Mund të themi se tek të moshuarit gjendja mund të rëndohet edhe më shumë për problemet kardiake si pasojë e humbjes së natriumit dhe kaliumit, kripëra shumë të nevojshme për funksionimin e zemrës.

Këshilla parandaluese

• Evitimi i ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës.
• Konsumi i ujit të zier, pasi mbron fëmijën.
• Shmangia e përdorimit të lëngjeve me sheqer apo me gaz.
• Mospërdorimi i qumështit dhe produkteve të tij.
• Për moshat e vogla këshillohet dhënia e lëngjeve pas çdo 5-10 minutave.
• Mbajtja me lëngje nuk këshillohet për më shumë se 24 orë.
• Përdorimi i antibiotikëve vetëm pas 72 orëve.
• Mbajtja e kushteve të duhura higjienosanitare.
• Konsumi i ushqimeve dhe perimeve me përmbajtje të ujshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 29 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 30 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 30 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.