Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drithërat integrale ndihmojnë për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 04:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një pjatë e vogël drithëra çdo ditë mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, pasi që zbuluan se drithërat e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Edhe pse qysh në studimin e parë e kuptuan se drithërat integrale janë të dobishme për shëndetin tonë, edhe në këtë studim ata e shqyrtuan ndikimin e tyre afatgjatë në jetëgjatësinë tonë.

Kërkuesit vëzhguan më shumë se 100.000 njerëz gjatë një periudhe 14- vjeçare, dhe përcollën dietën e tyre dhe gjendjet shëndetësore. Të gjithë ata që ishin të përfshirë në studim ishin të shëndetshëm në vitin 1984, kur u regjistruan, por në vitin 2010 më shumë se 26.000 të anketuar vdiqën. Megjithatë, ata që kishin konsumuar më së shumti drithëra integrale, si tërshëra, orizi ngjyrë kafe, misri dhe quinoa, kishin mbetur të mbrojtur nga shumë sëmundje, veçanërisht sëmundjet e zemrës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tërshëra është tashmë zgjedhja e parë për mëngjes tek shumë atletë dhe njerëz në dietë, ku niveli i lartë i fibrave ofron energji. Por shkencëtarët kanë zbuluar se 28 gramë të drithërave integrale në ditë (ekuivalente me një pjatë të vogël) e zvogëlon rrezikun nga të gjitha vdekjet për pesë për qind, ndërsa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës për nëntë për qind.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Këto rezultate i mbështesin udhëzimet aktuale për dietë të cilat rekomandojnë konsum të më shumë drithërave integrale," tha udhëheqësi i studimit Honhyu Wu. "Ato gjithashtu ofrojnë dëshmi premtuese që sugjerojnë se një dietë e pasur me drithëra integrale e zgjatë jetën."

Konkluzionet e studimit kanë mbetur të njëjta, madje edhe kur janë llogaritur mosha, pirja e duhanit, indeksi i masës trupore, dhe aktivitetet fizike. Drithërat integrale, në të cilat futen edhe krundet dhe farat, përmbajnë 25 për qind më shumë proteina sesa drithërat e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se drithërat integrale mund ta rrisin densitetin mineral të eshtrave, ta ulin presionin e gjakut, t’i nxisin bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga diabeti.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 8 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

Drithërat integrale gjithashtu rekomandohen edhe në shumë udhëzime dietale, meqë përmbajnë nivele të larta të ushqyesve si zinku, bakri, mangani, hekuri. Besohet se ato e përmirësojnë nivelin e antioksidantëve që luftojnë me radikalet e lira.

Ky studim, i cili u botua në “JAMA: Internal Medicine”, tregon se në qoftë se më shumë njerëz zbatojnë konsumimin e rregullt të drithërave integrale, mijëra jetë mund të shpëtohen çdo vit. Sëmundjet koronare të zemrës, për shembull, janë vrasësi më i madh në Britaninë e Madhe. Ato janë përgjegjëse për mbi 70.000 të vdekur në Britani të Madhe çdo vit.  “Ky është një kërkim interesant i cili i përforcon rekomandimet ekzistuese dietale të cilat thonë se duhet konsumuar më shumë ushqime të pasura me fibra", tha Victoria Taylor, dietiste e lartë në British Heart Foundation. "Personat me konsum më të lartë të drithërave integrale janë edhe më të prirë ndaj një mënyre më të shëndetshme jetese dhe dietale, kështu që nuk janë vetëm drithërat integrale përgjegjëse për uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Vendimi më i mirë është që të kaloni në bukë me miell integral, drithëra, makarona në grurë integral dhe oriz të kafenjtë", përfundon Taylor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 2 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 2 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 3 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 11 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.