Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:01 Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë Venecia rrit taksën turistike të qëndrimit nga 5 euro në 9.50 euro për person në natë për strukturat akomoduese të kategorisë më të lartë,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njeriu reziston, 3 minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm 3 ditë pa lëngje. Sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Shëndeti E diel, 14 Prill 2024 11:24
Njeriu reziston, 3 minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm 3 ditë pa lëngje. Sa ujë ka nevojë trupi ynë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 % nga uji. Duke u plakur përmbajtja e ujit në trup bie dhe arrin diku në rreth 60 %. Qelizat yndyrore kanë një përmbajtje më të ulët të ujit se qelizat e tjera të trupit. Kështu që njerëzit me mbipeshë kanë më pak ujë se njerëzit e dobët, dhe gratë kanë më pak ujë se burrat. Për mbijetesën tonë është jetike që ta furnizojmë rregullisht trupin me lëngje.

Disa organe kanë sasi të mëdha uji. Këtu bëjnë pjesë sytë, për shembull. Trupi qelqor i syrit përbëhet deri në 99 për qind nga uji. Muskujt po ashtu kanë një përqindje të lartë lëngjesh, rreth 80 %. Për të furnizuar trupin sa duhet ne mund të bëjmë një gjë: të pimë, të pimë dhe përsëri të pimë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Trupi ynë humb rreth dy litra lëngje çdo ditë, në radhë të parë përmes lëkurës, e cila rregullon kështu temperaturën e trupit. Kjo ndodh sidomos kur është nxehtë. Por edhe ajri i thatë i kaloriferëve mund të ndikojë tek ne negativisht. Veshkat, që e çlirojnë trupin nga toksinat, nxjerrin jashtë lëngje në formën e urinës. Kur nuk pimë mjaftueshëm, urina merr ngjyrë të verdhë të fortë. Kur ngjyra e saj është e kafe, është shenjë paralajmëruese serioze, se diçka nuk është në rregull. Lëngjet dalin përmes zorrës me jashtëqitjen, kur marrim  frymë humbasim gjithashtu ujë në formë të stërkalave të vogla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto humbje duhen kompensuar dhe për këtë arsye pimë rreth 1,5 deri në dy litra lëngje çdo ditë. Kërkesa për ujë shtohet pas ushtrimeve fizike, sportit, temperaturave të larta, etheve, të vjellave dhe diarresë. Por jo gjithmonë duhet të jetë ujë. Supat, frutat apo llojet e ndryshme të perimeve janë gjithashtu të mira për trupin dhe ndihmojnë për të rimbushur rezervat.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Kjo është shumë e nevojshme, sepse trupi ynë shfaq simptomat e para që me humbjen e një deri në 2 % të lëngjeve. Me një humbje prej rreth shtatë për qind kemi kaluar në anën e rrezikut: këtë e dëshmon pulsi i përshpejtuar apo gjendja konfuze, sepse të gjitha reaksionet dhe proceset kimike në trup kërkojnë lëngje. Një mungesë prej dymbëdhjetë për qindësh mund të çojë në rastin më të keq në gjendje shoku apo edhe në koma.

Edhe truri dhe palca kurrizore nuk mund të funksionojnë pa lëngje. Janë rreth 140 mililitra ujë të nervave dhe të trurit, në gjuhen mjekësore: Liquor cerebrospinalis dhe është një lëng transparent, në të cilin truri ynë si të thuash noton në kafkë dhe që e mbron atë nga goditjet. Çdo ditë ne formojmë rreth gjysmë litri nga ky lëng, i cili shpërbëhet sërish dhe natyrisht që duhet zëvendësuar.

Shenjat e para, që tregojnë se trupi ynë ka nevojë urgjente për ujë, janë dhimbje kokë dhe marramendje, mukoza të thata në gojë dhe fyt dhe eventualisht vështirësi në gëlltitje. Ne jemi të lodhur, ndihemi të dobët, por këto nuk i lidhim aspak me mospirjen e mjaftueshme të ujit.

Nga të nxehtit dhe humbja e lëngjeve përmes djersitjes qarkullimi i gjakut mund të mos funksionojë si duhet. Trupi na e tregon në mënyrë të qartë, se kur është koha për të pirë diçka, sepse edhe presioni i gjakut rritet. Pa lëngje të mjaftueshme, gjaku ynë bëhet më i trashë dhe nuk arrin të qarkullojë lehtësisht.

Sa më shumë të plakemi, aq më pak etje kemi. Prandaj nuk është e pazakontë që njerëzit e moshuar harrojnë të pinë mjaftueshëm. Kjo gjë çon në marrje mendësh,në konfuzion, dëmtim të vetëdijes ose humbje të saj. Në rast të mungesës ekstreme të lëngjeve mjekët duhet të injektojnë në trup sasitë e nevojshme.

Megjithatë disa të moshuar përmbahen me vetëdije për të mos pirë mjaftueshëm, sepse shumë prej tyre nuk mund ta kontrollojnë më të urinuarin si të rinjtë. Nga frika e urinimit pa dashje apo e vajtjes shpesh në tualet gjatë natës shumë të moshuar pinë pak ose aspak.

Nëse kemi diarre apo të vjella, trupi ynë ka nevojë për më shumë se së paku 1.5 litra në ditë. Nëse ekuilibri i ujit nuk rivendoset sa më parë, trupi thahet. Po ashtu trupi kërkon shumë lëngje, kur merren medikamente të caktuara, për shembull të ashtuquajturit diuretikë. Ata kanë efekt shkarkues dhe e çlirojnë trupin nga uji i tepërt për parandalimin për shembull të edemave, pra grumbullimet e ujit.

Edhe alkooli dehidron trupin, sepse ka një efekt diuretik. Veshkat përpiqen të nxjerrin nga trupi substancat toksike, kështu që na duhet të shkojmë shpesh në tualet për të urinuar. Alkooli bën që të bllokohet prodhimi i të ashtuquajturës vazopresinë në hipotalamus. Vazopresina është një hormon, që rregullon ekuilibrin e ujit në veshka. Nëse trupi nuk ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të këtij hormoni të rëndësishëm, veshkat tona nxjerrin jashtë shumë ujë. Ekuilibri i ujit prishet, gjithçka çrregullohet.

Edhe po të pimë pesë litra ose më shumë brenda disa orësh, mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe të rezultojë si hiperhidrim i trupit. Veshkat atëherë nuk janë më në gjendje të rregullojnë sasinë e madhe të lëngjeve dhe ti nxjerrin ato jashtë. Një nga pasojat më të këqija mund të jetë një edemë cerebrale.

Gjatë garës së pirjes së ujit gëlltiten sasi të pamasa uji. Kjo gjë mund ta mbingarkojë trupin. Jo vetëm që veshkat nuk e vazhdojnë me dot punën e tyre, por edhe ekuilibri i kripës shkatërrohet. Se si dhe nëse një trup mund të përballojë kaq shumë ujë, varet nga mosha, pesha dhe gjendja e përgjithshme. Edhe këtu vlen të thuhet: gjithçka varet nga sasia.

E . S / SCAN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 2 minutash

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm
Para 32 minutash

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 51 minutash

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë
Para 1 ore

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 22 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 6 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.