Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shenjat dhe simptomat e kancerit të lëkurës që ne i injorojmë

Shëndeti E enjte, 3 Nëntor 2022 13:24
Shenjat dhe simptomat e kancerit të lëkurës që ne i injorojmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kanceri i lëkurës është në fakt një rritje jonormale e qelizave dhe më së shpeshti shfaqet në pjesët e trupit që janë më të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rrezet e diellit nuk janë faktori i vetëm, por kanceri mund të shfaqet edhe në pjesë të trupit të fshehura nga veshjet, gjë që e bën të vështirë njohjen e tij.

Është vërtetuar se kanceri i lëkurës shfaqet në shumicën e rasteve tek personat që kanë një numër të madh nishanesh, si dhe tek ata që kanë lëkurë të bardhe dhe sy me ngjyre te hapur.

Gjithashtu, shpesh shfaqet tek personat që kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit, burimeve të rrezatimit UVA apo rrezeve të diellit, si dhe tek ata që kanë një faktor trashëgues.

Melanoma është forma më e rrallë e kancerit të lëkurës, por edhe më e rrezikshmja. Vetëm 30 për qind e melanomave kanceroze ndodhin në një nishan ekzistues.

.Melanoma mund të jetë çdo ndryshim në një nishan, qoftë pamja, madhësia apo forma e tij, dhe nëse nuk trajtohet në kohë, shpesh mund të jetë kërcënuese për jetën.

Si të dalloni një shenjë lindjeje të dyshimtë?
Një nishan është në fakt një pikë e pigmentuar që shfaqet në lëkurë dhe zhvillohet nga melanocitet.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ato zhvillohen gjatë gjithë jetës me një kulm në adoleshencë dhe numri i tyre varet nga gjenetika, ekspozimi në diell, por edhe disa faktorë të tjerë si hormonet apo shtatzënia.

Nishanet janë kryesisht beninje, por çdo ndryshim në pamjen e tyre mund të jetë një shenjë paralajmëruese se mund të jetë melanoma.

Simptomat më të zakonshme të melanomës janë një nishan asimetrik, një kufi nishani i çrregullt, një nishan më i madh se gjashtë centimetra, një nishan që kruhet ose rrjedh gjak dhe çdo ndryshim tjetër në nishan që ju shqetëson ose është thjesht i pazakontë.

Llojet e tjera të kancerit të lëkurës
Përveç melanomës, ekzistojnë edhe tri forma të tjera të sëmundjes malinje të lëkurës.

Një prej tyre është karcinoma e qelizave bazale, e cila është forma më e zakonshme e tumoreve malinje të lëkurës, por edhe më pak e rrezikshme.

Ajo më së shumti shfaqet si një gungë e ngritur në lëkurë, e përshkuar me enë gjaku, por shpesh duket si një plagë ose një zgjebe që nuk shërohet vazhdimisht.

Më shpesh, hapja e vazhdueshme e plagës është arsyeja pse shumica e pacientëve konsultohen me një dermatolog.

Nëse nuk trajtohet për një periudhë të gjatë kohore, mund të ndodhë depërtimi lokal më thellë në inde dhe në raste të rralla mund të japë metastaza.

Tjetra është karcinoma e qelizave skuamoze, e cila në fakt është forma e dytë më e zakonshme e tumoreve malinje të lëkurës.

Ajo më shpesh shfaqet në zona të lëkurës si fytyra ose skalpi. Ky lloj kanceri lind nga keratozat aktinike, sipërfaqja e tij është e ngritur dhe e mbuluar me një kore të fortë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Karcinoma e qelizave skuamoze është më malinje se karcinoma e qelizave bazale dhe mund të përhapet në nyjat limfatike dhe organe të tjera.

Së fundi, dermatologët paralajmërojnë për keratozat aktinike, të cilat janë kancere të lëkurës jo agresive, të lokalizuara në formën e ndryshimeve të lëkurës në kafe të kuqërremtë, me luspa dhe të ashpër.

Ato shfaqen më shpesh tek të moshuarit dhe prekin më së shumti zonat që janë të ekspozuara ndaj diellit, si fytyra, qafa, veshët, duart dhe skalp.

Këto ndryshime janë rezultat i ekspozimit kronik dhe të tepruar në diell dhe trajtimi i këtyre ndryshimeve është i domosdoshëm, pasi në 10 për qind të rasteve ato mund të zhvillohen në kancer invaziv me pasoja të rënda.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.