Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Debate të ashpra gjatë ‘Dancing With The Stars’! Jora përplaset me Lorin, Fifi me Ilirin

Showbiz E shtunë, 4 Nëntor 2023 08:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Skena e “Dancing With The Stars” është kthyer në një arenë dyluftimi, ku yjet e ndara në dy skuadra “Krushqit” dhe “Kalle” kanë dhënë më të mirën e tyre për të fituar.

Gjykimi i jurisë për këtë “Dance Off”, sikurse ishte e pritshme, ka ngjallur debate të forta. Mirëpo surprizë ka qenë përplasja mes profesionistëve. I pari që e ka çelur debatin ka qenë Ilir Shaqiri me Dion Gjinikën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Para 22 orësh
Këngëtarja Irini Qirjako mbështet studentët në shesh, shfaqet e përlotur: Më dhimbsen

Këngëtarja Irini Qirjako mbështet studentët në shesh, shfaqet e përlotur: Më dhimbsen

24 Tetor 2026, 15:02
Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në...

24 Tetor 2026, 10:02

Komenti i Ilirit për puplat dhe topin e diskos, nuk është pëlqyer nga Dioni, i cili theksoi se ishte një koreografi shumë intensive, në të cilën grupi dha maksimumin e vetë dhe të gjithat padjeshkat e grupit “Kalle” u realizuan nga VIP-at.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga Iliri, puna e “Kalle” u vlerësua maksimalisht nga anëtarja tjetër e jurisë Lori Bala, e cila tha se “në këtë performancë i pash të gjithë, balerinët dhe VIP-at”. Ky koment nuk është pritur mirë nga balerina Jora e grupit “Krushqit”, e cila tha se në grup nuk duhet të ketë individualitete, por duhet nxjerrë më e mira e grupit.

Jora: Në një grup qoftë ky apo edhe i balerinëve profesionist, asnjëherë nuk mund të jenë të gjithë njësoj. E kam me Lorin këtë, duhet nxjerrë më e mira e grupit.

Lori: Jo të kamuflohen VIP-at.

Jora: Nuk janë kamufluar VIP-at. Ne kemi pasur 3 formacione përkatëse. Kanë kërcyer VIP-at me balerinët përkatës, kanë kërcyer VIP-at me VIP-at dhe VIP-at me balerinët e tjerë. Kanë qenë dy goca në grup, pjesa tjetër ishin çuna. Kështu që, jo se nuk keni parë VIP-a të bëjnë padieshka. Djemtë kanë ndihmuar të gjithë në padieshka sepse nuk i kanë bërë balerinët. Kështu që në padieshka, po të duash i sheh. Djemtë tanë bën padieshka.

Lori: S’bën. Vetëm balerinat bënë padieshka.

Jora: Po, bën. Kush na ngriti ne? Kush na ngriti ne? Vetë u ngritëm ne?

Lori: Kush e bëri figurën e padieshkës.

Jora: Më fal, Xhoda që ishte trup i vogël e bëri padieshkën. Ne nuk do të ngremë Sardin aty sepse s’do bëjmë atë figurë që mua personalisht nuk më pëlqeu, ajo e Ronaldos.

Graciano: Pse nuk të pëlqeu? Argumentoje. Kishte elegancë, klas. Çfarë nuk të pëlqeu aty? Ronaldo atë padieshkë… ishte e realizuar nga një mashkull me një elegancë të nivelit të lartë.

Jora: Sepse ishte me këmbë pa shtrirë prandaj nuk më pëlqeu.

Në kundërpërgjigje ka ndërhyrë Graciano Tagani, megjithatë ai nuk u lejua të flasë nga moderatorja Bora Zemani, e cila tha se kishin kaluar çdo limit kohor.

Graciano: Duke qenë se është një diskutim mes profesionistëve…

Bora: Ju përgëzoj si profesionist por ky emision nuk është për profesionistët, është për VIP-at. Të lutem Graciano sepse kemi kaluar çdo limit.

Atalanta: Dua të them vetëm diçka në lidhje me Ronaldon. Atë kishim zgjedhur ne si ‘Kalë Troje’. Jo vetëm që ishte lëvizje e guximshme, por ai ishte përtej komfortzonës së tij.

Skuadra më e votuar në ballafaqimin e sotëm do të ketë imunitet nga eliminimi, teksa çiftet e skuadrës humbëse do të garojnë mes njëri-tjetrit me kërcimet në çift. Në fund, njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara.

Juria në vlerësimin e dhënë për skuadrën “Kalle” u tregua ‘dorë lëshuar’. Përveç Olta Gixharit e cila u dha 7 pikë, Ilir Shaqiri vlerësoi grupin me 6 pikë, Valbona Selimllari me 9 pikë dhe Lori Bala me 9 pikë. 31 pikë, por prapë të pamjaftueshme përballë 35 pikëve të “Krushqve”.

Juliana: Kjo është një diçka që ndodh në shumë grupe që punojnë bashkë. Kur janë shumë njerëz që duan lidershipin, por atë pozicion mund ta mbajë vetëm një, është normale të fillojnë të gjitha këto problemet. Gjithsesi unë mendoj se në fund e gjetëm anën dhe ia dolëm. Por që është e kuptueshme sepse jemi të gjithë karaktere shumë të forta dhe kemi mendimet tona.

Iliri: Por jo për mosrespektim rolesh sepse juve ndonjëherë donit të dilnit mbi balerinët profesionistë.

Olta: U reflektua në skenë e gjitha ajo. Keni një mungesë harmonie mes jush.

Bora: A mund ta diskutoj vetëm me skudrën ju lutem, juria juve e dhatë mendimin tuaj. Eni, po ti ke ndonjë koment? Ke pasur diskutime me çiftin Juliana dhe Dion në palestër. Pse ka pasur diskutime, ku kanë qenë pakënaqësitë e tua në punën në grup?

Eni: Nuk kam pasur asnjë pakënaqësi. Çfarë detyre më është dhënë e kam respektuar ashtu sikurse u reflektua edhe këtu në ekzekutim.

Bora: Nuk ke pasur pakënaqësi, ne sapo e pamë.

Eni: Cilës pjese i referohesh?

Bora: Të gjitha atyre që sapo pamë. Edhe në fund fare kishe një koment që në fakt ishte i tepruar.

Eni: Po, për atë koment unë në fakt dua t’i kërkoj ndjesë publike personit ndaj të cilit u shpreha në atë formë. U bë për një arsye shumë madhore. Ishte një veprim shumë acarues për mua në atë moment. Dhe për të mbrojtur dhe qetësuar partneren time, më rrëshkiti ajo fjalë nga goja. Por nuk dua ta përmend veprimin sepse është shumë më i rëndë sesa ajo që thash unë.

Bora: Fifi, si je ndjerë gjatë kësaj jave.

Fifi: Shumë mirë. Unë vetëm diçka dua të them për atë mini të sharën time. Kishit mundur të ma kursenit, por nejse. Unë mendoj që ku ka prova ka zhurmë, ku ka zhurmë ka punë. Ilir mos me atë dorën.

Iliri: Ku ka prova dhe ku ka punë nuk ka fjalë. Ka respekt për atë që drejton provat. Të paktën në koreografi funksionon kështu. Kur këndon është tjetër muhabet. Kur je në sallë provash, ke një koreograf, një profesionist… Juve jeni të gjithë nxënës amatorë që po ju mësojnë gërmën “a” të kërcimit dhe duhet të respektoni koreografët. Jo të dilni mbi ata me sugjerime, idera protagonizmi dhe individualizmat tuaj. Sepse ky është perceptimi i performancës që sapo bëtë.

Fifi: Kur ka folur Dioni nga ana profesioniste ne e kemi dëgjuar të gjithë. Sikurse e tha Xhuli, ne jemi të gjithë karaktere të forta dhe nuk durojmë dot të na urdhërojnë. Ky ka qenë i vetmi problem që më ka bërë të reagoj.

Iliri: As balerinët profesionistë?

Fifi: Jo, ka qenë kur ka folur Juli, jo profesionistët. E kisha me Julin unë.

Iliri: Dakord, në rastin tënd. Po në rastin e Enit kundër Dionit. Unë e vlerësoj shumë ndjesën që kërkoi Eni, por po në atë rast çfarë emri i vë ti?

Fifi: O lali, unë nuk jam Eni jam Fifi. Eni flet për vete, Fifi për vete.

Graciano: Një duartrokitje dua për Dionin që qe një lider që na bëri të gjithëve lider.

Iliri: Ti them edhe një gjë Fifit. Ky është problemi, sepse ju keni menduar secili për veten tuaj, ndërsa grupi tjetër ka menduar secili për të gjithë. Dhe kjo perceptohet në koreografi dhe performancë.

Fifi: Ok, provat tona dolën, pse nuk kanë dalë të atyre?

Iliri: Se nuk kanë bërë llafe.

Bora: Se nuk kishte ndonjë gjë tjetër përveç koreografisë./tch

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 15 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 16 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 21 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.