
Georgina Rodriguez ka festuar dje 26-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk ka munguar urimi nga njeriu i saj i zemrës, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo.
Përmes një postimi në Instagram, Ronaldo i uroi ditëlindjen, ku nuk munguan as fjalët e dashurisë.
“Urime dashuria ime! Të uroj një ditë shumë të bukur! Ti je një grua e shkëlqyer dhe një nënë e shkëlqyer për fëmijët tanë. Të dua shumë”, ka shkruar Ronaldo.


