Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elementët e “Ktheju Tokës”, Jonida Maliqi një kryevepër (VIDEO)

Kultura E enjte, 23 Shtator 2021 11:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Redjon Shtylla

“Tokë, zjarr, ujë, ajër, fole, shqiponjë”, janë këto disa nga elementët e video-klipit të këngës “Ktheju Tokës”, që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2019”, i cili këtë vit mbahet në Izrael. Artistja Jonida Maliqi, me një zë drithërues, ashtu siç e kanë vlerësuar kritikët dhe fansat e Eurosong-ut, shfaqet e thjeshtë në këtë videoklip, pasi mesazhin e fortë që kënga ka, e përcjell me anë të elementëve të sipërpërmendur. Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë bezh të punuar nga stilisti Ardi Asllani, me të cilin do të kurojë edhe veshjet e performancës në skenën e Tel Aviv-it. Maliqi ka ndryshuar dhe modelin e flokëve për këtë klip.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 2 orësh
Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Para 4 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

Para 18 orësh

Klipi nis me Jonidën dhe më pas me folenë ku duken njerëz që lëvizin për të dalë, kjo simbolizion Shqipërinë dhe njerëzit që largohen dita-ditës. Në videoklip shohim fëmijët që vrapojnë larg “folesë”, pra shtëpisë së tyre që digjet dhe që prekin ujin (detin që ikin drejt vende të botës). Në disa pjesë shfaqet artistja Maliqi, që me efektet e erës bën thirrje për tu rikthyer tokës. E gjithashtu mund të shohim një fole shqiponje të mbushur me njerëz që presin të ushqehen e të rriten dhe në fund Jonida që zëvendësohet pikërisht me një shqiponjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu në fund të video-s por edhe në përshkrimin e Jonidës, bëhet me dije se e gjithë kjo nuk është veçse një parantezë e performancës së Shqipërisë në Eurovizion, që ende po ruhet si surprizë. Më herët Jonida ka treguar se këngën do ta mbajë në gjuhën shqipe, duke qenë se dhe vetë muzika përmban shumë elementë tradicionalë shqiptarë.

Kujtojmë që Eurovision Song Contest 2019, do të organizohet në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkurruese në 18 maj. Në postimin e bërë në Instagram, Jonida ka shpjeguar se ky klip është vetëm një parantezë e performancës që do shfaqet në festival duke lënë të kuptohet se një suprizë akoma më e madhe po vjen. Këngëtarja pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.

Çfarë mesazhi përcjell kënga?

Mesazhi kryesor është për krizën e emigracionit, që Shqipëria ka parë vitet e fundit. Elementët e tokës, zjarrit, ujit, ajërit dhe në fund të video-s të shqiponjës, lidhin mesazhin e këngës “Ktheju Tokës”. Kënga është një klithmë për mbarë fenomenin e emigracionit me të cilin po përballet Europa. Vetë artistja, e ftuar në emisione televizive, është shprehur se përveç migrimit, kjo këngë për të gjithë ne që jemi shkëputur nga toka jonë (personale), një thirrje për t’iu rikthyer origjinës sonë si njerëz, tek virtytet e humbura, tek të qenurit njerëzor. Jonida Maliqi e ka shprehur prej kohës ambicjen e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane. “Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë”tha mes emocionesh ajo kur u shpall fituese e festivalit të këngës në RTSH, festivali më i vjetër i muzikës së lehtë në Shqipëri.

Teksti i këngës

Ti këndon edhe qan
Në duar lotët mbledh, i mban

Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm pa identitet

Ktheju tokës tënde
O njeri që zemrën le peng
Ktheju tokës tënde
Ti e di një zemër të pret

Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm pa identitet

Ktheju tokës tende
O njeri që zemrën le peng
Ktheju tokës tënde
Ti e di një zemër të pret

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.