Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

Showbiz E mërkurë, 2 Prill 2025 08:56
Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dashi
Energjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve. Mbështetja e partnerit ju ndihmon të mos u kushtoni shumë vëmëndje fjalëve që thuhen kundër jush. Në dashuri ju duhet të tregoheni të matur për të mos e lënduar përsonin që ju ka në focus të vëmendjes. Financat janë në një fazë kritike. Pika e dobët është paaftësia për të menaxhuar kohën dhe çelësi i suksesit janë kujtimet pozitive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Demi
Stabilitet, relaks e shumë kohë pushim ju duhet tani. Kurseni ca para për t’i shërbyer vetes. Projekte afatgjata janë në pritje, por ju i keni dhënë më shumë rëndësi jetës private. Nga një mik I afërt duhet të merrni mesazhe të qarta nëse jeni në rrugën e duhur. Gjeni zgjidhje për problemet në familje me dokumentet ligjore. Financat nuk po njohin rritje. Pika e dobët është komunikimi i dobët dhe çelësi i suksesit është të qenurit konkretë.

Mund t'ju interesojë

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin miz...

Para 5 orësh
Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Para 9 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Para 15 orësh

Binjakët
Mes shumë njerëzve që punojnë e përpiqen, ju jeni ata që ju vijnë vetë të mirat në shteg. Kërkoni përtej fatit dhe synoni të eleminoni situata të stisura në punë. Në lidhje me partnerin, çështjet e zemrës ju kanë krijuar një zonë të minuar ku shpesh keni frikë nga çdo fjalë që thoni. Financat janë mirë, por kjo nuk duhet t’ju kënaqë deri në dembelizëm. Pika e dobët është indiferenca mes kolegeve dhe çelësi i suksesit; progresi personal.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gaforrja
Martesa në horizont. Mendojini mirë planet për jetën tuaj dhe jepini përparësi personave që tregojnë sinqeritet në sjellje dhe afrimitet. Xhelozia ju ka prishur punë këto kohë duke ju bërë të punoni me vetëbesimin. Financiarisht jeni duke u përmirësuar, ndaleni vëmendjen tek punët që ju sjellin fitime. Pika e dobët janë llogaritë e bëra gabim me të afërmit dhe çelësi i suksesit; fjalët e ngrohta.

Luani
Impresionet artistike ju kanë bërë paksa më të ndjeshëm dhe delikatë në raport me partnerin. Kjo periudhë mund të caktojë shumë piketa në raportet ndërpersonale duke mos ngatërruar ndjenjat me respektin. Ju luanë jeni dominantë kur gjeni terrenin e favorshëm, ndaj bëhuni vëzhgues të mirë! Premtimet e tepërta nuk ju hyjnë në sy, ndaj tregojuni të tjerëve se çfarë ju vlen realisht. Falini ata që ju kanë lënduar dhe mos i jepni më shumë mundësi nga çfarë meritojnë. Pika e dobët është mungesa e durimit dhe çelësi i suksesit është integriteti.

Virgjëresha
Humori dhe sensi pozitiv i të kaluarit të vështirësive ju bën miqësorë me ata që ju rrethojnë. Mos humbi kohë me persona që presin vetëm nga ju. Fati është gjithmonë në krah të atyre që e kërkojnë. Kundërshtarët që keni në rrethin shoqëror ju shohin me skepticizëm deri sa ju t’u tregoni potencialin tuaj. Distanca me partnerin ka lënë mes jush hije mërie dhe kjo ju ka penguar të shijoni të qetë çastin. Financat kanë nevojë për përmirësim. Pika e dobët është shkëputja nga miqtë e vërtetë dhe përfshirja në projekte afatgjata, ndërsa çelësi i suksesit është vetëpërmbajtja.

Peshorja
Mos lejoni që kujtimet, malli apo tensionet nga e kaluara të dominojnë të tashmen tuaj. Mund të ndieni se nuk keni marrë atë që dëshironit dhe ndoshta edhe sot do përballeni me disa tensione të vogla. Rikthimi i ekuilibrit të brendshëm nuk është i lehtë, sidomos pas ndikimit emocional të Hënës së re. Nuk është se po kaloni një krizë të madhe, por mund të lindin dyshime të reja. Diplomacia duhet të jetë aleatja më e mirë. Pika e dobët është mungesa e modestisë dhe çelësi i suksesit; optimizmi.

Akrepi
Ata që merren me punë kreative dhe kanë dhënë maksimumin nuk duhet të shqetësohen për kritika të pabaza, vlerësimi do të vijë. Shikoni përtej mundësive për të mos mbetur peng i së tashmes. Rrezikoni të humbni ca para, por të paktën blini gjëra që ju duhen. Transformimet profesionale ju mbajnë të lidhur pas interesave monetare, mos bini pre. Pika e dobët është shoqëria me persona pa premisa dhe çelësi i suksesit; argëtimi.

Shigjetari
Jeni në perëndim të një periudhe delikate e cila do ju hapë dyert e një faze plot fantazi e çaste të lumtura. Ky kalim do ju bëjë pak skepikë, por kini besim te vetaj. Sekreti I suksesit është te vendosmëria juaj për t’i çuar planet deri në fund. Hapeni prespektivën për iniciativa të reja dhe mos ngurroni të merrni fitime të majme nga puna juaj. Marrëdhënia në çift është e konsoliduar deri sa ju të mos jepeni pas takimeve që mund të përfundojnë në flirte. Pika e dobët është harxhimi i parave, çelësi i suksesit është inteligjenca.

Bricjapi
Mungesa e besimit që ke krijuar mes miqve po ju dëmton edhe sferën emocionale. Bëhuni të vërtetë me ata që ju rrethojnë duke mos dëmtuar imazhin. Puna ju ka bërë persona të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Udhëtimet e gjata po ju kthehen në rutinë ndaj ndryshoni pikëpamje. Financat nuk janë në ditët më të mira. Pika e dobët është xhelozia, çelësi i suksesit; butësia.

Ujori
Ju nuk dini të ndaloni së jetuari bukur. Standartet e larta i keni përcaktuar vetë. Lini mënjanë pretendimet e tepërta e shijoni të mirat që ju rrethojnë. Eksperimenti me durimin do ju lërë në baltë nëse shkoni në ekstrem. Planetet po ju sjellin plane astrale surprizë duke jua zbukuruar qiellin e dashurisë. Beqarët mund të shndërrojnë një miqësi në diçka më shumë. Financat janë aty ku keni dashur prej kohësh të jenë. Pika e dobët është toleranca e tëpërt dhe çelësi i suksesit; argëtimi.

Peshqit
Peshq të dashur jeni bërë skllevër të manisë për para. Çlirojeni veten nga synimet materiale dhe merruni me ndjenjat dhe emocionet. Mos lejoni të tjerët të afrohen në zonën tuaj të rehatisë pasi do zbulojnë se po abuzoni me kohën. Në planin financiar jeni dështakë të rregullt, por tani ju duhet të merrni frenat në dorë. Zgjohuni e largoni çdo pasiguri e kërkoni të rigjeni suksesin e dikurshëm. Pika e dobët është rrëmuja në jetën personale dhe çelësi i suksesit; sinqeriteti.

Etiketat e lidhura

horoskopi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.