Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ledion Liço live nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, zbulon detaje: Shkëmbim banorësh me…

Showbiz E premte, 20 Dhjetor 2024 15:28
Ledion Liço live nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, zbulon detaje: Shkëmbim banorësh me…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i ”Big Brother Albania Vip 4”, me çdo gjë që është gati dhe tashmë pritet vetëm hyrja e banorëve dhe starti i spektaklit. Duke folur live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, moderatori Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin madhështor që fillon mbrëmjen e 21 dhjetorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh. Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio. Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.

Mund t'ju interesojë

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin miz...

Para 5 orësh
Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Para 9 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Para 15 orësh

Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”, tha Liço.

Bashkëpunim me Grande Fratellon?

”Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s. Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion.

Ne jemi një grup që mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, që do të thotë që merremi me pak nga të gjitha. Dje më pyetën nëse jam entuziast. Në fakt koka ime përpara një prove të tillë është bosh. E rëndësishme për të gjithë ne është që çdo gjë të jetë gati. Ndonjëherë punojmë më shumë seç duhet, por dashuria jonë është që publiku të përjetojë çdo emocion, sepse Big Brother është shumë më tepër se një program tradicional televiziv.

Në këto momente e vetmja gjë që përjetoj është që punët të shkojnë deri në fund, që nesër mbrëma në 21:15 kur të ndizen kamerat të jemi me atë entuziastin. Shpresoj që çdo gjë të mbyllet mirë dhe të kemi fat, sepse fati favorizon fitimtarët. Është një staf që i kalon 200-300 veta. Punojmë me radhë që nuk pengojnë njëra-tjetrën, por e ndihmojnë. Ka edhe departamente të ndryshme të Top Channel që e kanë prioritet këtë program. Big Brother është një televizion paralel që të ngrihet, të bëjë punën dhe pas 4 muajsh të bëjë pushimet. Ne sot festojmë atë që një pjesë e grupit e quan ‘dita e fundit e lirisë’, pastaj jemi ‘të burgosurit’”, shtoi ai për ”Top Channel”.

View this post on Instagram

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Etiketat e lidhura

Big Brother Albania Vip 4Ledion Lico
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.