Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luizi dhe Kiara bëjnë plane për fëmijë? Ja kërkesa që këngëtari i ka bërë nënës së tij

Showbiz E diel, 6 Gusht 2023 15:04
Luizi dhe Kiara bëjnë plane për fëmijë? Ja kërkesa që këngëtari i ka bërë nënës së tij
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që prej dhjetor, kur edhe nisi eksperienca e tij në “Big Brother”, Luizi është kryefjala e rrjeteve sociale, por edhe e publikut. Këngëtari Shkodran ka fituar mbështetjen e shumicës, duke u renditur tek artistët më të pëlqyer, por edhe më të paguar.

Që nga nata e 24 dhjetorit, jeta e tij ka bërë një ndryshim kolosal, ku pasi hyri me marrëdhënie të krisura me familjen dhe borxhe, sot të gjitha këto i ka sistemuar. Por le të ndalojmë tek familja e Luizit, e cila është diskutuar shumë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shkak për këtë është bërë pikërisht konfliktet që ai la të hapura me familjarët e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Tensionet u ndjenë edhe gjatë ditëve të para, ku familja e tij zgjidhte të mos reagonte as ndaj akuzave e as ndaj fansave. Vetë këngëtari asnjëherë nuk i ka pranuar këto probleme, por miqtë dhe ish-miqtë i kanë zbuluar detaje nga ky raport, sidomos me nënën e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Luizi sot na ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ai ka me nënën e tij. Ndonëse mungoi në dasmën e djalit, mamaja e këngëtarit është rikthyer në Shqipëri dhe po shijon kohën me të birin, dhe nusen e tij.

Mund t'ju interesojë

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 4 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 13 orësh
Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 19 orësh

Vetëm pak ditë më parë, ishte vetë Luizi ai që na bëri me dije se nëna e tij ishte kthyer nga SHBA dhe se të tre po shijon disa ditë pushimesh. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga miqtë e afër të çiftit, Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.

Nuk e dimë nëse nëna e tij e ka pranuar ftesën e të birit, duke lënë kështu përfundimisht SHBA dhe familjen e vajzës ku dhe jeton, për t’u shpërngulur përfundimisht në Tiranë, ku edhe do të jetë me Kiarën e Luizin. Këngëtari ka publikuar një foto teksa nuse e vjehrrë darkojnë së bashku nën shoqërinë e tij, si një familje e lumtur.

Ish-banori i BBV tregoi me këtë imazh se raporti mes partneres dhe nënës së tij është shumë i mirë. Ndërkohë Kiara Tito pak ditë më parë u filmua me vjehrrën e saj në një supermarket. Ndërsa vetë këngëtari ka publikuar edhe një video me Kiarën dhe nënën e tij në rrjetet sociale.

Thashethemet se raporti mes Kiarës dhe vjehrrës së saj nuk ishte i mirë nisi pasi nëna e Luiz Ejlli u tregua e ftohtë kur u pyet për partneren e të birit. Gjithashtu ajo, edhe pse ishte në Shqipëri, nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës së Luizit dhe Kiarës që u mbajt në Bashkinë e Tiranës natën finale të BBV. Por pas pak ditësh pushimesh, Luizit i është dashur të largohet nga familja, për disa koncerte që ka pasur në Kosovë.

Megjithatë, teksa ai ishte larg, nëna e tij vijoi të qëndronte me Kiarën, madje edhe me familjarët e saj. Pak ditë më parë, janë publikuar foto të krushkave, nënës së Luizit dhe nënës së Kiarës në shoqërinë e njëratjetrës. Ato janë parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pikërisht aty ku çifti janë vendosur përkohësisht.

Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.

Së fundmi Luizi ka treguar se dikush është bërë xheloze për faktin se ai i ka dedikuar një këngë Kiarës dhe ajo është nëna e tij. Gjatë videos së publikuar në “InstaStory”, Luizi tregoi se po darkonte me Kiarën dhe të ëmën e tij, teksa tregonte me shaka se çfarë i kishte thënë kjo e fundit. Sakaq ai lajmëroi fansat se kënga e tij e radhës do të jetë pikërisht dedikimi për të ëmën.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”, u shpreh ai.

Tashmë mbetet për tu parë nëse pas pushimeve, nëna e tij do të pranojë ftesën për të qëndruar me të birin, duke hequr dorë nga puna dhe jeta në SHBA, apo do të rikthehet në New York. Shpesh në media është përfolur për raportin e tensionuar të Luizit me familjen e tij. Vetë si Luizi dhe Kiara janë përpjekur ti hedhin poshtë këto aludime.

Megjithatë, nëna e këngëtarit është kthyer në Shqipëri, dhe po kalon disa ditë pushime me djalin dhe nusen e saj. Më herët, në intervistat e dhëna, Kiara e ka përshkruar marrëdhënien me vjehrrën si një raport shumë të mirë, duke mos lënë vend për aludime. Më herët, vetë Kiara ka treguar edhe takimin e parë me vjehrrën. Ish-banorja tregoi se nëna e Luizit i ka bërë vetëm një vërejtje të vogël.

“Më tha pse ma ke lënë djalin pa ngrënë aty brenda. S’ke gatuar njëherë një gjellë tha. I thashë nuk kemi pasur mundësi të gatuajmë tamam, jo se nuk di unë të gatuaj”, tregoi Kiara. Të bëhet nënë, është një nga dëshirat kryesore të Kiarës dhe këtë e shprehu edhe gjatë intervistës.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’”, tha Kiara.

E tashmë roli i zonjës Angjelina është caktuar në shtëpinë e Luizit dhe Kiarës, duke qenë se çifti kanë plane për të bërë një fëmijë së shpejti dhe ndihma e nënës së këngëtarit është e domosdoshme.

Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë. /VOX/

Etiketat e lidhura

Kiaraluizi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.