Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:55 Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues Policia ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara në Tiranë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga maja e Empire State Building te prangat, ja si u fut çifti në një nga kullat më të sigurta në botë

Showbiz E premte, 3 Korrik 2026 17:55
Nga maja e Empire State Building te prangat, ja si u fut çifti në një nga kullat më të sigurta në botë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Angelina Nikolau dhe Ivan Kuznetsov, janë çifti më viral i momentit në botë. Kjo pasi ata u ngjitur në majën e Empire State Building, rreth 443 metra mbi rrugët e Nju Jorkut. Në majën e kullës ikonike, çifti shpalosi një pankartë të zezë me mbishkrimin: “Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtetin, bota njeh paqen”, ndërsa Ivan i propozoi Angelinës për martesë.

Romanca spektakolare zgjati pak. Vetëm një ditë më vonë, të dy dolën para gjykatës në Manhattan, të akuzuar për disa vepra penale, përfshirë hyrje të paligjshme, rrezikim të jetës së të tjerëve dhe dëmtim të pronës. Pyetja që ngriti gjithë Nju Jorkun ishte: si arritën të depërtonin në një nga ndërtesat më të ruajtura në botë, në një kohë kur qyteti kishte masa të shtuara sigurie për shkak të aktiviteteve të shumta publike?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas hetuesve, plani ishte përgatitur me kujdes. Çifti bleu bileta për platformën panoramike të katit të 86-të rreth orës 21:00 të së martës, pak para mbylljes së hyrjes për vizitorët. Ata kaluan normalisht kontrollin e sigurisë me skanerë dhe kontroll të çantave, njësoj si miliona turistë që vizitojnë çdo vit Empire State Building. Por në vend që të largoheshin pas përfundimit të orarit, ata u fshehën brenda kompleksit të observatorit. Hetuesit besojnë se kaluan natën në një dhomë mirëmbajtjeje, duke pritur derisa godina të zbrazej plotësisht. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se në orët e para të mëngjesit çifti doli nga vendi ku ishte fshehur dhe hyri në zonat e rezervuara për personelin teknik. Për të arritur deri te maja, atyre iu desh të kalonin disa pika sigurie. Sipas autoriteteve, Ivan përdori mjete pune për të liruar kabllot metalike që bllokonin hyrjen në shkallë. Më pas, ata anashkaluan portën mbrojtëse dhe prenë dy dryna sigurie për të vazhduar drejt antenës transmetuese në majë të ndërtesës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokuroria thotë se rruga drejt antenës kalonte në disa zona me akses të kufizuar, përfshirë katin e 103-të, ku normalisht mund të hyhet vetëm me kartë elektronike sigurie. Hetuesit po verifikojnë nëse dy influencerët e kishin studiuar më parë ndërtesën dhe nëse kishin bërë vizita të tjera për të mësuar skemën e sigurisë. Ngjitja nuk kaloi pa u vënë re. Pak pas mesditës mbërriti telefonata e parë në numrin e emergjencës 911. Për shkak se antena transmetonte sinjale radio me fuqi të lartë, të rrezikshme për trupin e njeriut, autoritetet u detyruan ta çaktivizonin për rreth 30 minuta përpara se oficerët e njësisë speciale të Policisë së Nju Jorkut të mund t’u afroheshin. Me pajisje sigurie dhe litarë, efektivët u ngjitën deri në majë të kullës, ku u kërkuan dy të rinjve të qëndronin në vend. “Qëndroni aty ku jeni. Nuk mund të jeni këtu lart”, dëgjohet të thotë një prej oficerëve në kamerën trupore të publikuar nga policia.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 3 orësh
Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Para 12 orësh
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

10 Nëntor 2026, 08:49

Sipas aktakuzës, dëmtimi i një dere sigurie në katin e 104-t kushtoi rreth 2 mijë dollarë. Hetuesit dyshojnë se qëllimi i gjithë operacionit ishte të tërhiqnin sa më shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe të përfitonin financiarisht nga fama, si edhe të siguronin materiale për një dokumentar të ri. Avokati i çiftit, Jason Krinsky, tha se klientët e tij janë akuzuar më rëndë seç duhet, por nuk dha detaje të tjera, duke shtuar me humor: “Duhet t’i japësh pak meritë për mënyrën si bëri propozimin.” Ndërsa Policia e Nju Jorkut ishte shumë më e ashpër në reagim. “Ka pasoja për veprime të tilla”, deklaroi shefi i policisë Michael LiPetri.Pas daljes nga gjykata, gazetarët e pyetën Ivan Kuznetsovin pse kishin zgjedhur pikërisht mesazhin e pankartës që shpalosën në majë të Empire State Building. “Sepse ne besojmë te dashuria”, u përgjigj ai shkurt.

Etiketat e lidhura

Angela NikolauEmpire State Buildingvanya kuznetsov
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 1 minute

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 6 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Para 9 minutash

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 12 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.