Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga mjelja e lopëve te dritat e skenës, Londrim Mekaj dhe fitorja unike që ndryshon lojën e Big Brother

Showbiz E shtunë, 28 Shkurt 2026 18:24
Nga mjelja e lopëve te dritat e skenës, Londrim Mekaj dhe fitorja unike që ndryshon lojën e Big Brother
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

25-vjeçari Londrim Mekaj, fitues i ”Big Brother Kosova Vip 4”, vulosi një fakt të rrallë, që një format ku kemi parë që strategjia, intriga, romanca dhe drama ka peshë për fitore, por këtë herë KUPËN e ngriti njeriu i emocioneve reale dhe jo lojtari. Trofeu shkoi tek energjia, origjinaliteti, tek mirësia dhe qytetaria e fortë. Fitoi një artist i ri, me një zë të ngrohtë, që këndoi çdo refren që sot janë kthyer në hite. Si një ndjekës i rregullt i formatit dhe i përfshirë në analiza dhe komente në emisione të ndryshe, Londrimin që në çastet e para në atë shtëpi e kam dalluar për orgjinalitetin, guximin në veshje dhe vetbesimin që nuk e kishte të tepërt, por me një dritë dhe një qëllim të qartë. Të tregojë veten. Para hyrjes në shtëpi, Londrimi ka pasur 4 mijë ndjekës në Instagram dhe sot është në shifrën mbi 157 mijë, një rritje që nuk u shtua nga skandalet apo polemikat e egëra, por për energjinë e jashtëzakonshme që e dha një i ri, për njeriun që loja nuk e tjetërsoi dhe për 25-vjeçarin që është një shembull i bukur sesi në jetë fiton gjithmonë vërtetësia, energjia dhe shpirti luftarak, dhe jo loja e keqe. Londrimi shkoi tek audienca, tek çdo grupmoshë, pa dhunë, pa e imponuar me zë prezencën e tij, por me lëvizje të natyshme, elektrizuese në çdo çast, edhe kur tensionet kanë qenë të larta dhe të forta.

Londrimi hyri si një djalë i thjeshtë dhe doli fenomen që si rrallë herë, bashkoi qindra figura publike që e mbështetën dhe fitore që nuk kontestohet. Me ëndrra të mëdha, pa frikë për të guxuar fort, me shpirt të lirë, pa xhelozi e pa energji të keqe, Londrimi tregoi se dinjiteti, qytetaria është arma më e fortë në çdo lojë, dhe ai e ka treguar që nga dita e parë deri kur fiku dritat e shtëpisë së BBVK4. Në këtë garë që ka pasur zhvillime goditëse, dramatike dhe episode që inatosën publikun, ne fituesin, Londrimin e kemi parë pa veshje lojtari, pasi debatet i ka pasur me edukatë të hijshme, u përball me situata të vështira, por pa rënë kurrë në banalitet, apo viktimizim. Na dha një leksion jete, që për të fituar nuk duhet të bësh pis askënd, nuk duhet të godasësh dobësinë e tjetrit, por mund të luash me finesë, me karakter, ngjyra dhe me respekt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Londrimi tregoi edhe në linjës e jetës se u rrit në fshat mes punëve atje, ku mjelte lopët dhe më pas shkonte në shkollë. Ai foli për varfërinë, por pa e dramatizuar atë që kanë kaluar, apo që të kërkonte një mëshirë tek publiku i madh. Sigurisht që Londrimi foli për pamundësitë ekonomike, por pa e paraqitur veten si viktimë. Në këtë realitet, Londrimi ëndërronte në ato kodrina, fusha apo male ku përballë kishte bagëtitë dhe në mendje kishte skenën. Në moshën 21-vjeçare, ai vendosi të largohej nga fshati për të ndërtuar një jetë tjetër në qytet, duke e ditur që nuk kishte asnjë siguri të garantuar, por ishte i bindur se meritonte më shumë nga jeta sesa kufijtë e rrethanave në të cilat ishte rritur. Një tjetër detaj i rrëfimit është edhe kur tregon sesi shokët dhe shoqet e klasës e kanë qeshur teksa i kanë parë ëndërrat e shkruara në fletore, dhe ja ku është sot, ata duke e ndjekur nga ekrani këtë sukses të jashtëzakonshëm të ”mikut” që dikur e përqeshnin dhe e tallnin, sot me siguri i ka fansa.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë Big Brother që ka qenë i mbushur me situata të forta të degradimit të Dinjitetit Njerëzor, që banorët kanë goditur njëri-tjetrin me sulme të egëra personale apo me strategji që synonin dobësimin e tjetrit për të forcuar veten, ai kurrë nuk e njëllosi fjalën. Kur kishte debate, ai merrte pjesë, por me dinjitet; kur shihte padrejtësi, reagonte menjëherë dhe u qëndronte në krah, por pa u bërë agresiv. Domethënë në atë shtëpi me personazhe edhe në moshë më të pjekur si ai, ata në një formë e pëlqenin konfliktin, degradimin e tjetrit dhe reagimin e kishin me britma, por jo nga Londrimi, në qetësi dhe me një siguri që ta japin ata që të duan, u ka dhënë dorën banorëve kur janë rrëzuan nga sulmet e forta, në heshtje dhe me ndjejnë të madhe.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 20 orësh
Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

11 Nëntor 2026, 20:49
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

11 Nëntor 2026, 11:19

Një lojë që u degradua në shumë episode dhe kohë nga banorët problematikë, Londrimi arriti që me energjinë e tij unike, si me kërcimet e lirshme që pa çelur sytë deri në mesnatë, me memet që pushuan rrjetet sociale. Njerëzit në Brazil u magjepsën ndaj Londrimit, për djalin që nxorri energjinë përtej ekranit, se ndjesitë nuk duan gjuhë të kuptohen, apo ndihen dhe të krijojnë emocione. Aktorja e mirënjohur turke Demet Ozdemir u magjapes nga një imitim i Londrimit, saqë tani edhe e ndjek në Instagram.

Për herë të parë kemi një Big Brother që nuk fitoi figura më konfliktuale, as lojtari më i ftohtë, por fitoi një i ri artist pa frikë dhe komplekse, që e ndërtoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë mbi energjinë pozitive, mbi respektin për të tjerët dhe mbi një autenticitet që nuk u lëkund nga asnjë provokim tension apo akuza. Fitorja e tij nuk është thjesht një trofe është një triumf i meritës, i pastërtisë dhe fitore e një shpirti të bukur. Ndoshta një nga fitoret më të merituara ndonjëherë në Kosovë. Ai u bë personazhi më viral, Londrimin është e pamundur të mos e keni parë në reels në rrjete sociale, një showman i lindur, një energji e gjallë që i dha dritë këtij Bigu. Kjo është fitorja e një ëndrre që nuk u tremb. Dhe kjo është arsyeja pse kjo fitore ndihet kaq shumë në publik dhe është duartrokitur kaq fort. Kjo do të thotë që tashmë me këtë fitore, publiku zgjedh dhe kërkon njeriun në Big Brother, dhe që janë të lodhur nga personazhe që luajnë çdo kartë. Kjo do të thotë që publiku kërkon dhe mbështet emocionet reale, sjelljen reale dhe një personazh që mbetet njeri, dhe jo lojtar. Londrimi i zbardhi me këtë fitore edhe faqen një Big Brotheri të mbushur me pikëpyetje, me mungesë të transparencës në episode, por edhe me akuza të forta nga ish-banorë.

Etiketat e lidhura

Big Brother Kosova Vip 4Londrim MekajRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.