
”Photoshop”, është fjala që themi kur shohim fotot perfekte në Instagram. Faqja ”Welcome to reality” me 1.4 milion ndjekës në Instagram, poston fotot sesi modeifikohen fotot e modeleve shqiptare.
Ishte modelja shqiptare Arbenita Ismajli ajo që zbuloi se kjo gjë po teprohet nga markat e njohura, duke transformuar modelet me photoshop në setet fotografike. Dorina Gegici, Xhesika Gjinaj, Megi Luka janë modelet shqiptare që shfaqen në postimin e faqes së njohur. Fotot dhe videot e tyre kanë shumë dallim dhe dukshëm vihet re përdorimi i photoshopit.
”Çdo vit më shumë marka të njohura refuzojnë të përdorin Photoshop dhe ftojnë modele me madhësi të ndryshme trupore për të bashkëpunuar. Ky është një hap i madh për të promovuar një imazh pozitiv të trupit. Sidoqoftë, çdo drejtues i kompanisë vendos vetë se si të bëjë biznes. Si shembull, unë kam foto të një marke veshje që i publikon fotot dhe videot në të njëjtën kohë. Padyshim që fotografitë janë të photoshopuara. A nuk janë këto vajza të bukura mjaftueshëm për reklamën e këtij brendi? Kështu që unë kam një pyetje. A është e rëndësishme për ju se si do duken fotot e reklamës? A do preferonit trupa dhe modele të çdo lloj forme, madhësie dhe ngjyre, apo standardet joreale që ka aplikacioni Facetune”.
https://www.instagram.com/p/CDcBv8qp0nH/
