Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Streetwear ”Besa Besë” nga Arbnori: Dua ta bëj shqiponjën më cool për gjeneratën e re të shqiptarëve në Diasporë

Showbiz E enjte, 5 Shtator 2024 20:44
Streetwear ”Besa Besë” nga Arbnori: Dua ta bëj shqiponjën më cool për gjeneratën e re të shqiptarëve në Diasporë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Redjon Shtylla

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kujtimet janë ato që mbajnë gjallë lidhjen me të shkuarën, dhe e shkuara bëhet frymëzim për të krijuar në realitetin e sotëm. Sot në ”Trroç me Redin”, do të tregojë historinë e tij një i ri, por me shumë pasione dhe krijmtari të gjaktë si flamuri kombëtar. Arbnor Gacaferi, është një 29-vjeçar që jeton në Rotterdam të Hollandës, por gjaku i tij rrjedh nga një familje shqiptare nga Juniku i Gjakovës, por që në vitet e luftës në Kosovë ikën nga vendi i tyre për të shpëtuar nga dora vrasëse serbe dhe Arbnorin e tyre e sollën në jetë në një kamp për refugjatë në Zaandam të Hollandës.

Mund t'ju interesojë

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Para 4 orësh
Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në zemrat tona

Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri ...

Para 6 orësh
Del data, ja kur nis ”Big Brother Kosova Vip 5”

Del data, ja kur nis ”Big Brother Kosova Vip 5”

Para 12 orësh

‘‘Ne jemi nga Juniku, Kosovë. Babai im më ka folur për Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe Lahutën e Malsisë gjatë fëmijërisë time”,–tregon me një shqipe patriotike Arbnori. Nga një mik, unë një ditë u ndesha krejt rastësisht në Instagram me ”Besa Besë”, marka më e re streetwear e krijuar nga 29-vjeçari dhe e them trroç që më rrëmbeu menjëherë shikimin dhe zemra u ngroh furrishëm nga figurat atdhetare dhe simbolet e tjera të përdorura në një t-shirt të vetëm. ”Ne zgjodhëm emrin ”Besa Besë” sepse për mua është shprehja më e bukur në shqip”,-tregon Arbnori më tej për ”Koha Jonë”. ”Besa Besë” është e krijuar për të jehuar fort nëpër Europë dhe jo vetëm, për të bashkuar një rini e cila është rritur larg Shqiptarisë, por në zemër është kuqezi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lidhja e fortë që ai ka me figurat që luftuan për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, i ka gdhendur brenda një t-shirti. ”Dizajni që kemi përdorur deri tani për The Oversized T-shirt është shqiponja, ndërsa për fanellën tonë të re të basketbollit kemi zgjedhur dizajne në stilin e tatuazheve që paraqesin Skënderbeun, Isa Boletinin dhe ushtarët e tij”,-tregon më tej.

Duke jetuar në Hollandë, ai më tregon se është frymëzuar nga marka ”The Marathon Clothing” e Nipsey Hussle. Tregon sesi kjo markë ndihmoi komunitetin e tij në Los Angeles. Pra Nipsey Hussle shiste t-shirte me emrin “Slauson” ( një lagje në Los Angeles). Të gjithë në Slauson filluan të mbanin këto t-shirt me krenari, dhe marka e tij u bë shumë e suksesshme. Pikërisht këtë dëshiron dhe po punon Arbnori, që një brez si ai, i rritur larg mëmëdheut, të tregojnë me krenari se nga vijnë dhe të gjithë atje në Diasporë të keni të përbashkët këtë kulturë të ”streetwear”. ”Unë dua të bëj të njëjtën gjë për komunitetin tim, diasporën shqiptare, që dëshiron të tregojë me krenari prejardhjen e tij”.

Por çfarë i ka munguar 29-vjeçarit nga fëmijëria dhe si e lidhi frymëzimin nga Hussle? Arbnori e thotë trroç, lindi ka mungesa e një t-shirti me shqiponjë, që nuk kishte se ku ta merrte. ”Kur isha fëmijë, nuk kishte marka shqiptare që mund të blija, dhe do të kisha dashur të kisha një t-shirt me shqiponjën. Gjatë regjimit të Milosheviçit në Kosovë, fjalimi në shqip ose veshja e ngjyrës së kuqe mund të shkaktonte arrestimin ose më keq. Flamuri shqiptar ishte gjithashtu i ndaluar. Tani që nuk jemi më të shtypur, dua që të gjithë të shohin kulturën tonë të bukur”,-tregon për ”Koha Jonë”.

Edhe pse si biznes është hapur në prill, Arbnori ka marrë goxha mbështetje nga shqiptarët e diasporës. ”Të gjithë shqiptarët janë publiku ynë i synuar. Argjent Shala, luftëtari i MMA-së, na ka treguar shumë mbështetje. Ne e kemi lidhur me të përmes Instagramit dhe TikTok-ut dhe përpiqemi ta mbështesim edhe ne sa më shumë të mundemi. Deri tani, shqiptarë të njohur si John Alite (USA), OG MERKS (UK) dhe KOSSO (NL) na kanë mbështetur”.









Etiketat e lidhura

Arbnor GacaferiBesa BesëRedjon ShtyllaTrroç me Redin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.