Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”The Economist” jehonë çikave shqiptare: Si po e pushtojnë botën yjet si Dua, Rita, Bebe, Ava Max…

Aktualitet E enjte, 1 Tetor 2020 20:05
”The Economist” jehonë çikave shqiptare: Si po e pushtojnë botën yjet si Dua, Rita, Bebe, Ava Max…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga ”The Economist”

Shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët. Ata janë kudo.

Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues mujorë në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë gjykatëse në spektaklin ”X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një këngëtare dhe kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë audiencë globale. Singëlli seksi i Ava Max, “I ëmbël por psikopat” konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës “Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të gjithë këta mega-yje me origjinë shqiptare, përveç Era Istrefit, janë rritur në diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur përkatësisht në Londër, Miluoki, Bruklin dhe Shtutgart. Vetëm Max ka rrënjë në Shqipëri, pjesa tjetër janë me origjinë kosovare, përveç Rexhës familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut. Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Duas, shqiptarët janë shtypur por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “kur na jepet rasti, ne shkëlqejmë”. Yjet e diasporës shpesh interpretojnë në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Besa Luci, redaktore e revistës Kosova, thotë se ata qartazi e ndjejnë nevojën për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj fitojnë një shpërthim dashurie. “Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”,- tha Bebe Rexha gjatë një vizite në Shqipëri. Në korrik, Dua Lipa ndezi një debat pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe. Ajo më pas tha se postimi i saj ishte keqinterpretuar.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e trazirave të viteve ’90. Nuk ishte gjithmonë një histori e të varfërve që bëhen të pasur. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër. Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve, thotë Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Etiketat e lidhura

Ava MaxBebe RexhaDua LipaGashiNjomzaRita Ora
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.