
Këngëtari dhe fituesi fenomen i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, më 30 prill u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari. Pak çaste më parë Kiara ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, momentin kur del nga marteniteti, ku në video shfaqet Luizi duke mbajtur vajzën. ”Kur bashkëshorti më në fund bën ecjen ‘hot’ të babait”, ka shkruar ajo.