Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Yllichella” në Tiranë, 30 mijë njerëz nën dritën e një Ylli që nga thirri sot për ta kujtuar nesër

Showbiz E diel, 14 Qershor 2026 10:25
“Yllichella” në Tiranë, 30 mijë njerëz nën dritën e një Ylli që nga thirri sot për ta kujtuar nesër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Redjon Shtylla

Kam marrë pjesë në aq pak koncerte sa mund të numërohen me gishtat e një dore. Por emocionin  që shpërthen nga çdo qelizë di ta përjetoj, po ashtu edhe atmosferën. Ka net që nuk i sheh vetëm me sy, por i përjeton me shpirt. Dy netët e koncertit ”Thirrëm Sot ose Nesër” të Yll Limanit në Tiranë ishin pikërisht të tilla. Net që nuk maten me minuta apo me këngë, por me ndjesitë që lënë pas.

Unë zgjedh të shkruaj. Ndoshta për të ruajtur emocionet që nuk dua t’i lë të humbasin, por edhe sepse me videot në terren nuk ja qëlloj aspak. Zgjodha të isha në natën e dytë, dhe dua ta nis me vendin ku u mbajt koncerti, që është i përkryer. Pista e Atletikës, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, aty ku Ylli dhe ekipi i tij dhuruan 100 pemë, si një kujtim që do të vazhdojë të marrë frymë edhe pasi muzika të ketë pushuar. Një hapësirë që më solli ndër mend pamjet e festivaleve të mëdha botërore. Për një çast, duke parë dritat, skenën, njerëzit dhe energjinë që përhapej si valë mbi turmë, mendova PO, Tirana kishte ”Yllichella”. Në përmasat tona, por me të njëjtën magji.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por le të shkojmë tek arsyeja pse u mblodhën 30 mijë njerëz në dy netë. Tek skena. Tek Ylli. Biletat u shitën brenda 24 orëve. Një rekord që flet vetë. E gjitha kjo erdhi në vazhdën e një turi ndërkombëtar ”Thirrëm Sot ose Nesër” që nisi në Gjermani, Zvicër dhe Austri, për të vazhduar më pas në trojet shqiptare: dy netë në Tiranë, dy në Prishtinë dhe një në Shkup.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse po e ndaj këtë ndjesi? Së pari, si një mirënjohje. Mirënjohje për faktin se për disa orë, në zemër të Tiranës, një Yll ndriçoi më fort se dritat e skenës. Një artist që dukej sikur çdo emocion e kishte të shkruar në fytyrë, në lëvizje, në zë dhe në frymëmarrje. Ishte hera ime e parë që e shihja Yll Limanin live në një koncert të këtyre përmasave dhe sinqerisht më befasoi.

Mund t'ju interesojë

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 5 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 15 orësh
Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 20 orësh

Jo vetëm si këngëtar, apo si artist, por mbi të gjitha si një rrëfimtar emocionesh. Nga çdo shqisë e Yllit buronte emocion, tregonte dhe magjepste. Aspekti vizual që shoqëronte performancën ishte një vepër arti më vete. Çdo pamje në ekran, çdo lëvizje kamere, çdo dritë dhe çdo detaj dukej i menduar me kujdes ekstrem. Yll Limani fliste me publikun sikur të ishim të gjithë ulur në të njëjtën dhomë. Sikur përballë tij të mos ishin 15 mijë vetë, por miq të vjetër me të cilët po ndante copëza nga zemra e tij. A është ky sekreti? Pra që askush nuk ndihej spektator, dhe ata që ke përballë ti ndjesh si vetja dhe jo si të huaj? Padyshim që PO. Të gjithë ishim pjesë e koncertit.

Këngët ishin ndërtuar në kapituj emocionesh. Një udhëtim që të kalonte nga ndarja tek dashuria, nga malli tek shpresa, nga plagët tek shërimi. Si stinët e shpirtit njerëzor të vendosura njëra pas tjetrës në një skenë. Publiku këndoi në kor çdo këngë. Po, kjo është e madhe. Por ajo që e dalloi këtë koncert nga shumë të tjerë nuk ishte vetëm fakti që njerëzit dinin tekstet. Ishte emocioni. Ai emocion i papërpunuar që ndihej në çdo notë.

Në çdo heshtje.

Në çdo buzëqeshje.

Në çdo dridhje të zërit.

Në fytyrën e Yllit lexohej qartë se zemra i rrihte me forcë për secilën këngë. Emocionet shpërthenin në forma të ndryshme, herë si mall, herë si gëzim, herë si një lloj mirënjohjeje që nuk mund të fshihej.

Nga ana tjetër, Ylli nuk erdhi në atë skenë vetëm për të kënduar. Ai erdhi për të rrëfyer, ku ndau me publikun copëza nga rrugëtimi i tij, duke kujtuar se nuk ka qenë gjithmonë ky Yll që sot ndriçon kaq fort mbi skenat shqiptare. Kur ka qenë përballë pasqyrës së vetvetes, duke u përballur me dyshimet, zhgënjimet dhe betejat që askush nuk i sheh, madje edhe me errësinin dhe frikën që kurrë sytë diellin e skenën nuk do ta shihnin. Ka qenë aty ku shumë njerëz mendojnë se rruga mbaron. Por historia e tij është dëshmia se ndonjëherë fundi nuk është fundi. Është pika nga ku nis ringritja. Me punë të palodhur, përkushtim dhe një besim që nuk u shua as në ditët më të errëta, ai ndërtoi hap pas hapi artistin që qëndron sot përpara mijëra njerëzve.

Jam i bindur se secili prej mijëra njerëzve që ishin aty, mori me vete diçka më shumë sesa një kujtim muzikor, jo vetëm sepse Ylli u përkujdes për këtë aspekt, por sepse u dha një arsye për të vazhduar përpara dhe për të kërkuar Yllin tonë, brenda nesh, atë dritën që secili prej nesh e mban diku brenda vetes.

Ky koncert do të mbetet gjatë në kujtesën time. Kur mbaroi gjithçka dhe turma nisi të shpërndahej, u kujtova se isha ende në Tiranë. Sepse për disa orë, ai vend nuk dukej si Tirana e zakonshme, Ylli na dërgoi në një planet tjetër. Dukej si një kryeqytet që kishte veshur petkun e një koncerti të madh ndërkombëtar. Yll Limani, së bashku me ekipin e ”Three60 Music” me në krye producentin Bonart Ajvazin, kanë dëshmuar se edhe në hapësirën tonë mund të realizohen koncerte me standarde që nuk kanë asgjë për t’i pasur zili skenave të mëdha të botës.

Yll Limani është një pasuri shpirtërore që ne kemi, nuk e them si figurë letrare. E them si një të vërtetë. Sepse jo çdo artist arrin të mbledhë 30 mijë njerëz, dhe jo fakti veç numërimi, por që artistët e vërtetë arrijnë t’i bëjnë 30 mijë zemra të rrahin në të njëjtin ritëm. Faleminderit Yll Limani!

Etiketat e lidhura

Redjon ShtyllaThirrëm Sot ose NesërYll Limani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.