
Anglia dhe Amerika nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Skuadra amerikane ishte më dominuese dhe e rrezikshme.
Në minutën e 26-të, McKennie do të humbiste një mundësi të artë brenda zonës, por goditja e tij do të përfundonte jashtë kuadratit. Pak minuta më pas, Pulisic do të ndalej vetëm nga traversa, pas një goditje të fortë me të majtën në hyrje të zonës.